Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë.
Limaj ka thënë se deportimi i shtetasve turk shpërfaqë më së miri defektet serioze të segmenteve të caktuara të vendit.
Më tej, ai ka theksuar se Nisma në Kuvend dhe në Qeveri do të angazhohet në këtë drejtim dhe do t’i shkojë kësaj çështje deri në fund.
Numri dy i qeverisë së Kosovës i ka çuar porosi presidentit turk se askush nuk mund të kërcënojë Kosovën, përveç qytetarëve të saj.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran deh detyre është ta mbrojmë atdheun. Ne respektojmë dhe nderojmë miqësinë që kanë shfaqur vendimet mike. Ne jemi të përkushtuar ta ruajmë këtë miqësi, por kjo nuk nënkupton se ne do të jemi vasal të një shteti në Kosovë. Porosia ime është që askush dhe asgjë nuk mund ta kërcënojë kryeministrin e Kosovës, përveç popullit. Asnjë shtet dhe asnjë lider nuk mund të na drejtoj kush duhet të qeverisë në Kosovë”, ka thënë Limaj gjatë një tubimi partiak në Prizren.
Limaj ka thënë se presidenti i Turqisë, duhet ta ketë të qartë se Kosova nuk e shkëmben miqësinë me vasalitet (përulje, nënshtrim)
“Ne jemi ndier të fyer dhe vlera më e madhe e popullit shqiptarë është mikpritja. Asnjëherë Kosova nuk ka pre në besë dhe nuk ka dorëzuar njerëz siç ka ndodhur ditë më parë dhe kjo nuk është vepër e qytetarëve të Kosovës, por e dyshuar nga agjenda të dyshimta. Kjo që ka ndodhur para dy ditë se ka segmente të cilat duhet të lirohen nga gjenda të panjohura të dyshimta të cilat nuk janë në shërbim të vendit. Ajo që ka ndodhur para disa ditëve nuk do të përmbyllet vetëm më shkarkime. Ne nuk do të ndalemi, por do të hetojmë deri në fund dhe me asnjëherë në Kosovë nuk guxojnë të ndodhin veprime të tilla. Këto veprime nuk përfaqësojnë interesin e Kosovës, por të individëve të caktuar”, ka shtuar Limaj
Ai ka thënë se kjo duhet të shërbejë si mësim për drejtuesit e segmenteve të sigurisë të kenë kujdes, sepse ata janë për t’i shërbyer vendit dhe të punojnë në linjë me ligjin e jo t’i shërbejnë agjendave të panjohura.
“Të tillët nuk do të kenë vend në institucionet e Kosovës. Elementët e tillë askush s’do t’i mbrojë edhe ata që i angazhojnë për agjenda individuale”, ka theksuar Limaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj