LAJMI I FUNDIT:

Berisha për protestën në Rrugën e Kombit: Populli i thotë “JO” plaçkës së Ramës (Video)

Berisha për protestën në Rrugën e Kombit: Populli i thotë “JO” plaçkës së Ramës (Video)

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha i ka dhënë mbështetje të plotë protestës së sotme të qytetarëve në Rrugën e Kombit të tuneli i Kalimashit, ndaj taksës së vendosur për automjetet që qarkullojnë nëpër këtë autostradë.

Berisha, përmes postimeve në Facebook, ka shprehur solidarizimin e tij me protestuesit dhe ka akuzuar rëndë kreyministrin shqiptar Edi Rama.

Më poshtë gjeni postimet e Sali Berishës të shoqëruara me video:


“Mbështetje të plotë dhe totale për revoltën, për mosbindjen qytetare ndaj plaçkës, diskriminimit, arbitraritetti të Edvin Kristaq Ramës në Rrugën e Kombit!

Ne lidhje telefonike me gazetaren Nisida Tufa ne Neës 24. sb” (sic.), ka shkruar Berisha.

“Pamje nga mosbindja civile kunder ‘plaçkes Rama’ ne Rrugen e Kombit.

Ju bej thirrje qytetareve te mbeshtesin revolten popullore kunder taksave absurde. Edivn, ky eshte vetem fillimi! Sb”,(sic.), ka shkruar Berisha.

“Populli i thote JO ‘plaçkes Rama’!

Protesta te fuqishme kunder ‘plaçkes Rama’ ne Rrugen e Kombit, dhune e turpshme policore ndaj protesuesve, shume qytetare te plagosur. Sb” (sic,), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/