LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Negociatat janë në fazë delikate, spekulimet janë të dëmshme (Cicërimë)

Dimitrov: Negociatat janë në fazë delikate, spekulimet janë të dëmshme (Cicërimë)

Pas përgënjeshtrimit të MPJ-së greke se Maqedonia ka pranuar të bëjë ndryshime të Kushtetutës, edhe vetë ministri për punë të jashtme i Maqedonisë, Nikola Dimirov shkroi në Twitter, duke thënë se negociatat për emrin janë në fazë delikate dhe se spekulimet janë të dëmshme për tërë procesin përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Procesi i negociatave për çështjen e emrit është në një fazë delikate dhe spekulimet nga media të caktuara janë të dëmshme. Unë qëndroj në deklaratën time publike dhe e informoj publikun se nuk kam dhënë deklarata joformale shtesë”, shkroi Dimitrov.


Pas takimit të djeshëm në Vjenë me ndërmjetësin e KB-së, Matthew Nimetz dhe homologun grek Nikos Kotzias, Dimitrov deklaroi se është arritur përparim në negociata dhe se, sa më shumë që përparohet hasen çështje më të rënda./Telegrafi/