LAJMI I FUNDIT:

Vetëm pse nuk e vuri rripin e sigurisë, theu xhamin e makinës pasi e përplasi me kokë (Video)

Vetëm pse nuk e vuri rripin e sigurisë, theu xhamin e makinës pasi e përplasi me kokë (Video)

Pasagjeri që po udhëtonte në një furgon në West Yorkshire, e ka thyer xhamin e makinës, pasi e goditi me kokë. E tëra ndodhi, vetëm pse nuk e kishte vënë rripin e sigurisë.

Gjatë bashkëbisedimit me shoferin, vetura ndaloi për një moment dhe ai humbi kontrollin duke goditur xhamin, transmeton Telegrafi.


Videoja e postuar më poshtë, e tregon momentin dramatik si dhe xhamin që mbeti me disa shenja.

Me këtë rast, kërkohet që vënia e rripit të sigurisë, të jetë gjëja e parë që bëhet pasi të hipet në veturë. /Telegrafi/