LAJMI I FUNDIT:

Publikohen detajet e të punësuarve në Administratën Publike të Maqedonisë

Publikohen detajet e të punësuarve në Administratën Publike të Maqedonisë

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë Publike (MSHIA) ka publikuar të dhënat përfundimtare rreth institucioneve publike dhe numrit të të punësuarve.

Këto të dhëna thonë se Maqedonia ka 1299 institucione, ku ka gjithsej 128722 persona të punësuar. Në këtë numër nuk janë përfshirë 1624 persona, të cilët ende nuk e kanë përfituar statusin e të punësuarit në administratë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga ky numër i përgjithshëm, 19418 persona janë pjesë e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë. Në shoqëritë aksionare që janë në pronësi të plotë shtetërore, gjithsej ka 8663 të punësuar, nga të cilët 8508 janë me orar të pacaktuar, kurse 125 janë me orar të caktuar, dhe 30 përmes agjencive për punësime të përkohshme.


Në strukturën e të dhënave për 109304 të punësuar, 58564 janë femra, kurse 50740 janë meshkuj. Mosha mesatare e femrave është 45,14 vjeçare, kurse e meshkujve është 46,67 vjeçare. Mosha e përgjithshme mesatare është 45,85 vjeçare.

Nga gjithë të punësuarit, 495 janë pa arsim, 202 janë me gjysmëkualifikim, 404 janë me kualifikim, 547 janë me kualifikim të lartë, 10570 janë me arsim fillor, 38045 janë me arsim të mesëm, 5707 janë me arsim mbi shkollimin e mesëm, 46405 janë me arsim të lartë, 4861 janë me magjistraturë, si edhe 2068 janë me doktoraturë.

Në aspekt të strukturës etnike 82374 të punësuar janë maqedonas, 21112 janë shqiptarë, 2012 turq, 994 serbë, 1245 rom, 429 boshnjak, 408 vlleh, si edhe 730 janë të bashkësive tjera, ose nuk janë deklaruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori