LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon raportim nga ministri Sefaj, AKI-ja dhe Policia në lidhje me gylenistët

Haradinaj kërkon raportim nga ministri Sefaj, AKI-ja dhe Policia në lidhje me gylenistët

Tani kur të tre liderët institucional, presidenti Hashim Thaçi, kryparlamentari Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë deklaruar se nuk janë në dijeni për arrestimin dhe ekstradimin e gjashtë shtetasve turq të grupit të Fetullah Gylenit, Haradinaj ka kërkuar përgjigje urgjente nga Policia, AKI dhe MBP për këtë arrestim dhe ekstradim.

Përmes një komunikate për media, Haradinaj ka bërë të ditur se ka kërkuar nga këto tri institucione të përgjigjen urgjent, pse është bërë ndalimi i shtetasve turq, e pse janë depërtuar me urgjencë dhe në fshehtësi.


“Kërkoj nga ju, që në përputhje me përgjegjësitë tuaja Kushtetuese dhe Ligjore, raportim të plotë dhe të saktë lidhur me rastin e ndalimit dhe deportimit të gjashtë qytetarëve turq nga Kosova. Pse u revokuan leje qëndrimet e tyre? Pse u bë ndalimi i tyre? Pse janë deportuar me urgjencë dhe në fshehtësi?”, thuhet në komunikatën e qeverisë. /Telegrafi/