LAJMI I FUNDIT:

Reagon Thaçi për arrestimin e gylenistëve: Jam informuar pas ngjarjes, jam i zhgënjyer me atë çka ka ndodhur

Reagon Thaçi për arrestimin e gylenistëve: Jam informuar pas ngjarjes, jam i zhgënjyer me atë çka ka ndodhur

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar në orët e mbrëmjes në lidhje me arrestimin e gjashtë shtetasve turq për në Turqi.

Thaçi me anë të një deklarate ka thënë të jetë i zhgënjyer për shkak se institucionet tona relevante, për arsye që mbetet të sqarohen deri në fund, kanë dështuar të mbrojnë këto parime që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj, që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

Deklarata e Presidentit të Republikës së Kosovës


Kosova është shtet demokratik i ndërtuar në përputhje me standardet më të larta demokratike të cilat mbi gjithçka tjetër, respektojnë të drejtat individuale të çdo njeriu, pavarësisht përkatësisë etnike, besimit apo bindjeve politike apo ideologjike.

Ky parim, i mëshiruar në Kushtetutën dhe ligjet tona, mbetet i patjetërsueshëm nga askush dhe është detyra e institucioneve tona shtetërore që ta zbatojnë në praktikë.

Sot jemi të zhgënjyer për shkak se institucionet tona relevante, për arsye që mbetet të sqarohen deri në fund, kanë dështuar të mbrojnë këto parime që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj, që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.

Unë jam i informuar nga organet kompetente pas ngjarjes se gjashtë shtetas janë deportuar sot në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë.

Ne tani duhet të sqarojmë arsyet që kanë çuar deri në deportimin e këtyre shtetasve turq për në Turqi.

Dua të siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, se Kosova do të mbrojë me çdo kusht vlerat e saj kushtetuese, të cilat mbi gjithçka tjetër, i sigurojnë çdo individi që të shpreh pa frikë identitetin, besimin, kulturën, ideologjinë, mendimin dhe fjalën e lirë. Askush nuk guxon të persekutohet, censurohet apo edhe deportohet për shkak se ka një besim apo ideologji ndryshe nga dikush tjetër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Lajme
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

Politikë
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë
Kalo në kategori