Four Points by Sheraton dhe Courtyard by Marriot do të jenë hotelet me famë botërore me të cilat do të identifikohet Kosova. Kështu u tha sonte në nënshkrimin e marrëveshjes mes Marigona Tower dhe Marriott Internacional, për ndërtimin e dy hoteleve, i cili do të jetë një investim prej 16 milionë euro.
Drejtori ekzekutiv i Marigona Tower, Valton Bilalli tha se dhjetë vjet pas nisjes së projektit Marigona Rezidencë, ky projekt po finalizohet me ndërtimin e hoteleve me famë botërore, të cilat do të jenë të hotelet e para në Kosovë të brenduara.
“Kosova do të identifikohet me këto dy hotele, por ne shpresojmë se do të jenë shenjat më të vogla në vendin tonë. Besojmë që të gjithë të na bashkëngjiten në kësi lloj investime dhe dëshirojmë që të gjithë së bashku t’i gëzojmë të mirat që i kemi”, tha Bilalli.
Të pranishëm ishin edhe krerë të institucioneve në Kosovë, e përfaqësues diplomatik të akredituar në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kjo është një arritur e Kosovës dhe se sot i është bërë një shërbim Kosovës.
I pari i Qeverisë së Kosovës i ka siguruar të dyja brendet se janë në adresën e duhur dhe se ky projekt do të jetë shumë i suksesshëm.
“Sot nuk po shënojmë vetëm një investim, sot po e shënojmë edhe një nisje të re për Kosovën për një besim që i është dhënë Kosovës, që i është dhënë sipërmarrësve të Kosovës nga Marriot Group që është e njohur. Sot çka po ndodh në Kosovë, po ndodh një nisje e re, një investim i madh rreth 20 milion, po ndodhin vende të punës , por jo vetëm kaq, Kosova po bëhet më e pasur se ka në vete dy brende të njohura botërore që nënkupton një besim të këtyre brendeve në ecjen ekonomike të Kosovës. Mund t’i siguroj këto dy brende, përfaqësuesit e tyre se janë në adresa të qëlluara, se ky projekt do të jetë shumë i suksesshëm ju siguroj, se në Kosovë kjo është vetëm fillimi për ju dhe ju siguroj se edhe të tjerët do të vijnë për të marrë informata te ju për suksesin e juaj. Andaj, kjo është Kosova që e meritojmë, kjo është Kosova që e meritojnë qytetarët e Kosovës”, tha Haradinaj.
Ambasadori amerikan, Greg Delawie tha se Ambasada amerikane mbështet fuqishëm marrëveshjen, e cila do të ketë përfitime për qytetarët e Kosovës, por edhe vizitorët e huaj që vizitojnë Kosovën, si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
“Është kënaqësi e madhe të jem këtu sonte për të shënuar momentin historik në rrugën ekonomike për krijimin e vendeve të punës dhe për kompanitë amerikane në Kosovë. Dua të falënderoj posaçërisht American Resident Group për punën e saj për të sjellë miqtë e tyre në Kosovë. Partnershipi i ri është demonstrim i asaj që unë shoh këtu çdo ditë në potencialin e jashtëzakonshëm të Kosovës si një vend për investime të huaja”, ka thënë Delawie.
Ndërsa, përfaqësuesi i Marriott Internacional, Carlton Ervin, u shpreh se punon për këtë kompani që 18 vjet dhe se asnjëherë nuk i ka ndodhur të jetë në një atmosferë të ngjashme sikur kjo sonte ku po marrin pjesë edhe ambasadori Delawie dhe kryeministri Haradinaj.
“Marriott ka 6 mijë e 500 hotele në gjithë botën dhe 1.2 milionë dhoma hotelesh, dhe ne jemi të lumtur që tregu i kapitalit është rritur në 50 miliardë dollarë. Kjo është ana zyrtare. Marriott është një kompani e njohur hoteliere…Një gjë tjetër interesante që mund t’ju interesoj për kompaninë Marriott është transformimi dhe kur erdha në Prishtinë sot pashë se qyteti është në lëvizje. Marriott ka pasur transformim të ngjashëm”, ka thënë ai.
Carlton Ervin shprehu kënaqësinë që gjendet në këtë eveniment dhe shprehu kënaqësinë për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Ndryshe, Marriott International, Inc, është një kompani udhëheqëse globale me më shumë se 6.500 prona në 127 shtete dhe territore, sipas të dhënave zyrtare të publikuara në ueb faqen e kësaj kompanie.
Ajo është themeluar nga J. Willard dhe Alice Marriott dhe është udhëhequr nga lidershipi familjar për 90 vjet. Kompania ka selinë jashtë Uashingtonit, DC në Bethesda, Maryland. Sipas faqes zyrtare, Marriott Internacional në vitin 2017 ka pasur të hyra 22 miliardë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë