Ish-drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARRH), Enis Berisha, ka reaguar rreth raportimit ne media rreth shkrimit që ishte publikuar më parë.
Më poshtë po iu sjellim reagimin e plotë
Reagim dhe sqarim lidhur me shkrimin tuaj në Gazetën “Zëri” dhe në portalin “Zëri”, të datës 26.03.2018, me titull, “Superdrejtori që ia aprovoi vetes mbi 30 udhëtime jashtë vendit”.
Kurrë në jetën time nuk kam jetuar apo punuar me idenë që të pasurohem në mënyrë të paligjshme!
Dhe një gjë të tillë nuk do ta bëjë as në të ardhmen, me idenë që të pasurohem në mënyrë të paligjshme. Jam i përgatitur profesionalisht, i shkolluar dhe i kualifikuar shumë mirë dhe falë zotit kam një familje shumë të mirë, e cila falë përkushtimit dhe punës që bëjnë e tëra në mërgim (Zvicër), ka krijuar një mirëqenie të mirë ekonomike.
Për hir të korrektësisë dhe të informimit të drejt të opinionit publik, jam i detyruar që të reagoj, duke e demantuar shkrimin e publikuar në Gazetën “Zëri” dhe në portalin informativ “Zëri”, dhe portaleve të tjera të datës 26.03.2018.
Duke i analizuar me kujdes të gjitha ato që janë shkruar në këtë artikull, vërehet qartë se të pavërtetat që thuhen në këtë artikull janë tendencioze dhe me porosi dhe kanë për qëllim denigrimin tim personal dhe profesional. Gazetaria e mirëfilltë hulumtuese si qëllim primar ka pasqyrimin e të vërtetës para opinionit publik, përmes burimeve dhe informatave të sakta e të vërtetuara me kujdes dhe profesionalizëm. Absolutisht, unë jam ithtar i gazetarisë-informimit objektiv, edhe gazetarisë hulumtuese, pavarësisht pozitës sime në shoqëri, por jo i gazetarisë sipas porosive. Jam kundër gazetarisë së porositur që nuk ka për synim pasqyrimin e fakteve kudo në shoqëri-institucione. Duket qartë se shkrimi i gazetës dhe portalit tuaj “Zëri”, i datës 26 mars 2018, ka prapavijë të porositur, pasi nuk ka analizuar dhe nuk ka cekur asnjë fakt timin të cilin e kam prezantuar para gazetares së “Zërit”. Në shkrimin tuaj, madje ka shtrembërime të fakteve që unë kam prezantuar.
Konsideroj se në rastet kur një medium gjendet para një informacioni që përbënë një lajm të rëndësishëm për opinionin publik, e sidomos kur dikush atakohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo të buxhetit publik, është obligim profesional që të merren faktet edhe nga pala e atakuar. Do të duhej të merrej parasysh opinioni i tij rreth informatave të cilat ju argumenton me fakte të kundërta, dhe jo të anashkalohej apriori veç sa për të bërë lajme të pavërteta. Një gjë të tillë nuk e ka bërë mediumi i juaj dhe autorja e këtij artikulli në fjalë është Fitnete Rrahimi.
Prandaj, ju gazetar të nderuar, faktet dhe argumentet për t’ju kundërpërgjigjur artikullit tuaj janë këto:
Sipas Ligjit Nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Republikës së Kosovës, nenit 38, paragrafit 6. Veprimtaria e ARH-së, do të mbikëqyret nga një bord mbikëqyrës (Bordi) i cili është bord jo ekzekutiv. 6.1. Kuvendi i emëron katër (4) anëtarë, njëri prej të cilëve emërohet kryesues i Bordit, të cilët propozohen nga Qeveria, me rekomandim të Ministrisë; 6.2. Bordi ARH, përbëhet prej pesë (5) anëtarëve, dhe njëri prej tyre zgjidhet kryesues, anëtari i pestë i Bordit është drejtori i përgjithshëm i ARH-së.
Kurse për kompensimin e Kryeshefit Ekzekutiv/anëtar i bordit, kjo është e paraparë sipas Ligjit të Hekurudhave, Nenit 38 paragrafi 6.15 – çdo anëtar i Bordit merr një shumë fikse të kompensimit për përmbushjen e detyrave të tyre; dhe paragrafit 6.16 përcaktimi i shumës fikse të kompensimit propozohet nga bordi i ARH dhe miratohet nga Kuvendi i Kosovës. Prandaj të gjitha procedurat janë zhvilluar, siç parashihen me ligj. Së pari është bërë propozimi dhe kërkesa nga Bordi në Komision për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi është aprovuar nga komisioni shuma me vlerë 490 euro në muaj, pastaj ky aprovim është votuar nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhje plenare dhe pastaj është nxjerrë vendim nga Kryetari i Kuvendit Republikës së Kosovës, shih vendimin.
Prandaj, duke u bazuar në Ligjin e Hekurudhave dhe Vendimin me nr. 04-V-494 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 13 dhjetor 2012, Kompensimi fiks për Kryeshefin Ekzekutiv/Anëtar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, në shumën prej 490 Euro në muaj, ky vendim e vërteton shumë qartë argumtimin tim.
Kështu që me këto fakte shihet dhe vërtetohet se unë nuk kam marrë pagë jo ligjore, siç është shkruar në artikullin tuaj, me qëllim për të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim, por kam marrë kompensim fiks, duke respektuar të gjitha vendimet dhe ligjet në fuqi në formë shumë transparente dhe të drejtë.
Provë 1: Ligji i Hekurudhave nr. 04/L-063, neni 38, paragrafët 6, 6.1, 6.2, 6.15 dhe 6.16
Provë 2: Vendimi me nr. 04-V-494, i datës 13 dhjetor 2017 për kompensim për kryeshefin ekzekutiv/anëtar i Bordit, me vlerë 490 euro nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Provë 3: Aprovimi i kompensimit për kryeshefin ekzekutiv/anëtar i Bordit, me vlerë 490 euro nga Ministria e Administratës Publike.
Po ashtu, puna dhe paga ime deri më datën 09.11.2016, se ka qenë ligjore është vërtetuar me Vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, të datës 22.02.2017, ku tregon se qëndrimi im në punë deri në ardhjen e Bordit Mbikëqyrës, ka qenë i domosdoshëm dhe i qëndrueshëm. Pasi që mbetja e institucionit pa Bord Mbikëqyrës, i cili ka qenë autoritet për emërim apo shkarkim të Drejtorit të Përgjithshëm të ARH-së, e kanë arsyetuar një veprim të tillë timin, që të vazhdojë ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara me ligj, deri në themelimin e Autoritetit kompetent për të vendosur lidhur me këtë pozitë. KPMSHCK, po ashtu ka rekomanduar Bordin për të hapur konkursin për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të ARH-së. Mirëpo, Bordi i ARH-së edhe sot e kësaj dite nuk e ka zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm, prandaj gazetarët hulumtues duhet që ta hulumtojnë edhe këtë çështje.
Provë 4: Vendimi: Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Po ashtu, sa i përket shkrimit tuaj, se “janë duke u zhvilluar hetime nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit lidhur me rastin”, ju nuk e keni cekur fare rastin. Të gjitha këto çka i keni shkruar në artikullin tuaj, janë shpifje dhe tërësisht të pavërteta. Për të gjitha këto çka keni shkruar ju në artikullin e datës 26 mars 2018, është vërtetuar dhe mbyllur rasti me shënim zyrtar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, më datën 08.11.2017, ku konstatohet se veprimet e mia si Drejtor i ARH-së, nuk kanë elemente të veprës penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Dhe këtë dëshmi ia kam prezantuar gazetares së “Zërit”, gjatë intervistës, por që nuk e ka cekur fare në artikullin e saj.
Konsideroj se mos prezantimi i kësaj dëshmie nga gazetarja e “Zërit”, në artikullin saj, më jep të drejtë të dyshoj se ky artikull është tendencioz dhe i porositur, pasi e ka cekur edhe renditjen time në listën e të përzgjedhurve ( i renditur i treti në listën e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Telekomit të Kosovës).
Duket qartë se renditja ime si i treti në këtë konkurs, po i pengon dikujt, prandaj edhe porosia për të shkruar këtë artikull me shpifje të tilla ka qenë e qëllimshme për të më dëmtuar imazhin tim të ndërtuar me shumë mund, profesionalizëm dhe punë të ndershme gjatë këtyre viteve.
Provë 5: Vërtetimi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, më datën 08.11.2017.
Ndërsa, sa i përket titullit tuaj “Superdrejtori që ia aprovoi vetes mbi 30 udhëtime jashtë vendit”, është titull i qëllimshëm dhe fare i pa qëndrueshëm.
Sipas Ligjit Nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Republikës së Kosovës, nenit 38, paragrafi 5, ARH në bazë të kompetencave të cilat i mbulon, merr pjesë dhe përfaqëson sektorin e hekurudhave të Kosovës në organizatat dhe organet kompetente brenda dhe jashtë shtetit.
Prandaj, si ish-drejtor i Përgjithshëm dhe Zyrtar Kryesor Administrativ i ARH-së, në bazë të Ligjit të Hekurudhave dhe kompetencave që i kam pasur, e në mungesë të Bordit Mbikëqyrës për tri vite pa fajin tim. Kam marrë pjesë dhe kam përfaqësuar sektorin e hekurudhave të Kosovës në organizatat dhe organet kompetente brenda dhe jashtë shtetit, me përkushtim dhe profesionalizëm dhe me një kontribut shumë të madh për ARH, dhe në përgjithësi për sektorin hekurudhor.
Kam marrë pjesë dhe përfaqësuar ARH-në, në takimet dhe konferencat të cilat janë organizuar nga organet kompetente të sektorit hekurudhor, siç janë: Unioni Botëror i Hekurudhave, Agjencia Evropiane e Hekurudhave, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Hekurudhor, Bruksel, mbledhjet plenare në Grupin e Rregullatorëve të pavarur hekurudhor (IRG- Rail), takimet bilaterale me rregullatorët hekurudhorë të Gjermanisë, Francës, Austrisë, Zvicrës, Turqisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, si dhe pjesëmarrje në takimet dhe konferencat rajonale dhe ndërkombëtare tjera shumë të rëndësishme për sektorin hekurudhor, si dhe në takimet e raportit të Progresit në Bruksel.
Si rezultat i angazhimit tonë profesional, paraqitjes dhe përfaqësimit dinjitoz të ARH-së, në institucionet ndërkombëtare të sektorit hekurudhor, kemi arritur që ARH-në ta anëtarësojmë me të drejta të plota në Grupin e Rregullatorëve të Pavarur Hekurudhor (IRG- Rail), ndërsa si anëtarë vëzhguese në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Hekurudhor-Bruksel, si dhe kemi krijuar kontakte dhe marrëveshje të mira bashkëpunimi, me qëllim të vazhdimit të rrugës drejt anëtarësimit të ARH-së në institucionet dhe organizatat tjera të rëndësishme të sektorit hekurudhor.
Vlen të përmendet se procedurat administrative për realizimin e këtyre udhëtimeve apo vizitave janë kryer në harmoni të plotë me Rregulloret dhe ligjet në fuqi që i rregullojnë këto çështje, e jo sipas pretendimeve tendencioze dhe jo profesionale të gazetares në fjalë, që ka paraqitur përmes artikullit të publikuar në gazetën “Zëri”, më 26.03.2018.
Për të gjitha këto vizita, fillimisht kemi pranuar ftesat dhe agjendat nga institucionet e lartë përmendura, ku më pas kemi vazhduar me procedurat ligjore të paraqitjes së kërkesës, planifikimit dhe aprovimit të shpenzimeve për realizimin e këtyre vizitave zyrtare dhe pas përfundimit të këtyre vizitave është përgatitur raporti zyrtar i vizitës dhe raporti financiar i vizitës. Gjatë këtyre vizitave shpenzimet kanë qenë minimale dhe të arsyeshme, e jo siç pretendon gazetarja në fjalë.
Në vizitat zyrtare që kam realizuar gjatë këtyre viteve, asnjëherë nuk kam shkuar vet, mirëpo varësisht në bazë përgjegjësive të punës, kam udhëtuar së bashku me zyrtarë përgjegjës kompetent të ARH-së.
Të gjitha kërkesat për aprovimin e shpenzimeve të këtyre vizitave janë paraqitur nga zyrtari, apo zyrtarët pjesëmarrës, ndërsa nënshkrimin dhe aprovimin e tyre e kam bërë unë në bazë të përgjegjësive ligjore, si Zyrtar Kryesor Administrativ, e jo siç pretendon gazetarja në këtë artikull.
Gjatë gjithë punës sime si Drejtor i Përgjithshëm në ARH, me qëllim të transparencës së plotë në shpenzimin e parasë publike, përveç auditimeve të rregullta nga Zyra Kombëtare e Audimit, me vetë iniciativë kam ftuar çdo vit auditorët e brendshëm nga Ministria e Financave.
Gjatë gjithë këtyre proceseve të auditimit të pasqyrave financiare, auditorët e ZKA dhe MF për vitet sa kam qenë drejtor, nuk kanë gjetur asnjë element të shkeljeve procedurale e ligjore, që do të cilësohej si e gjetur apo rekomandim rreth procedurës së aprovimit të kërkesave për udhëtimet zyrtare.
Më habit fakti se si profesionistët kompetentë të kësaj fushe (auditorët e ZKA dhe MF), asnjëherë nuk i kanë cilësuar si shkelje ligjore veprimet e mia procedurale për aprovim të kërkesave dhe shpenzimeve për udhëtimet zyrtare, ndërsa gazetarja e këtij artikulli del me konstatime të pa bazuara dhe të pa vërtetuara në aspektin ligjor.
Provë 5: Ftesat dhe agjenda, Kërkesa për aprovim të vizitës zyrtare dhe raportet e vizitave zyrtare.
Prandaj, i bindur në të drejtën time se që nga marrja e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ARH-së e deri më 09.11.2016, për asnjë moment nuk kam vepruar në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e mia dhe me ligjet dhe rregulloret në fuqi si Drejtor Përgjithshëm.
Duke u nisur në atë se çka u tha me lartë, unë vlerësoj se kam punuar drejt dhe ligjshëm me përkushtim dhe profesionalizëm në të mirë të ARH-së dhe vendit në përgjithësi, sipas Ligjit të Hekurudhave, ligjit të SHCK dhe rregullores për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të ARH-së.
Puna e ime gjatë këtyre viteve është e argumentuar dhe vlerësuar shkëlqyeshëm në raportet vjetore të punës, raportet e auditorëve të brendshëm, raportet e auditorëve të përgjithshëm, raportet e progresit të Komisionit Evropian, si dhe raporteve tjera vendëse dhe ndërkombëtare.
Për mua është e pa pranueshme dhe nuk lejoj që me të pavërteta dhe me porosi të caktuara të më njollosni dhe të më dëmtoni imazhin dhe reputacionin që e kam krijuar me mund dhe profesionalizëm, pa asnjë favor apo element të nepotizmit.
Jam i gatshëm kurdoherë të ballafaqohem me çdo kënd dhe për çdo gjë, sepse jam i pastër dhe i ndërgjegjshëm dhe gjatë gjithë kohës sa kam punuar në institucione publike, jam përkushtuar maksimalisht për të ruajtur dhe për të mos e keqpërdorur buxhetin publik dhe për ketë jam shumë krenar që kam bërë për ARH-në dhe për Kosovën.
Po ashtu, kërkoj që për punën dhe përgjegjësitë e mia të cilat i kam pasur në ARH si Drejtor i Përgjithshëm, të bëhet një auditim i përgjithshëm dhe i detajuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës si dhe auditim ndërkombëtar dhe po ashtu kërkoj që të bëhet një hetim i detajuar lidhur me të gjitha këto çka janë shkruar.
Mirëpo, njëherësh kërkoj që të auditohet dhe hetohet edhe institucioni i ARH-së.
Kërkoj që reagimi im të publikohet në gazetën e shkruar “Zëri” dhe në portalin “Zëri”, dhe në portalet tjera.
Prishtinë, 27 mars 2018
Me respekt,
Enis Berisha
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje