LAJMI I FUNDIT:

Mbi 120 familje të Rakoshit mirëpresin rrjetin e ri nga KEDS-i

Mbi 120 familje të Rakoshit mirëpresin rrjetin e ri nga KEDS-i

Në kuadër të planit investiv, KEDS ka përfunduar projektin energjetik edhe në disa fshatra të Istogut. Njëri ndër ta është edhe fshati Rakosh, janë 121 familje të këtij fshati që kanë përfituar nga investimet e KEDS-it.

Deri para përfundimit të projektit nga KEDS-i, fshati furnizohej vetëm nga një trafo, që ka qenë e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat energjetike të banorëve të kësaj ane. Rëniet e tensionit kanë qenë të shpeshta dhe përçuesit elektrikë mjaft të vjetër.


“Në kuadër të planifikimit për përforcimin dhe zgjerimin e rrjetit KEDS në Rakosh ka vendosur dy trafo të reja dhe është riparuar një trafo ekzistuese. Gjithashtu, gjatë këtij projekti janë vendosur 112 shtylla betoni të tensionit të ulët, kurse të tensionit të mesëm janë vendosur 43 shtylla betoni”, bëhet e ditur në njoftimin dërguar mediave nga KEDS-i.

Me këtë investim shtyllat e vjetra të drurit janë zëvendësuar me shtyllat e reja të betonit dhe janë hequr komplet përçuesit e zhveshur (pa izolim) dhe janë zëvendësuar me kabllo bistekë të izoluara, ku shkalla e rrezikshmërisë është zero. Me këtë janë zvogëluar edhe humbjet teknike. /Telegrafi/