LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Qeveria në Kosovë nuk do të bie, Lista Serbe do të jetë opozitë

Vuçiq: Qeveria në Kosovë nuk do të bie, Lista Serbe do të jetë opozitë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për RTS, ka thënë se ai kishte një diskutim të sinqertë me kreun e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini në lidhje me ngjarjet në Kosovë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai gjithashtu i ka treguar asaj dokumente që tregojnë se drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk e ka shkelur procedurën duke shkuar në Kosovë.

Gjithashtu, gjatë intervistës, ndër tjerash ai ka folur edhe për rolin që do të luajë Lista Serbe në institucionet e Kosovës, përkatësisht në Qeveri.


Ai theksoi se “Lista Serbe në opozitë do të luftojë për popullin e saj dhe do të marrë ndihmë nga shteti i Serbisë”.

“Nuk mendoj se qeveria në Prishtinë do të bie. Nuk do të bjerë, sepse kur ajo është kundër serbëve, të gjithë shqiptarët bashkohen”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të rrinë të qetë, duke shtaur se ata nuk do të jenë viktima të ndonjë sulmi apo agresioni. /Telegrafi/