LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti i Serbisë: Asociacioni nuk mund të formohet jashtë sistemit ligjor të Kosovës

Ish-presidenti i Serbisë: Asociacioni nuk mund të formohet jashtë sistemit ligjor të Kosovës

Kryetari i Partisë Social Demokratike (SDS), Boris Tadiq, përmes një letre publike ka thënë se arrestimi i Marko Gjuriqit në Mitrovicë të kujton skena të një teatri.

Dhe sipas ish-presidentit të Serbisë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq dhe përfaqësuesit e Listës Serbe vullnetarisht morën rolin në këtë “shfaqje teatri”.

Madje, sipas tij, “edhe Thaçi dhe Haradinaj dhanë kontributin e tyre në përdorimin e tepruar të forcës nga forcat e policisë”.


Boris Tadiq ka folur edhe rreth paralajmërimit të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe nga përfaqësues të Listës Serbe.

Një iniciativë të tillë ai e ka quajtur “fyerje të mendjes së shëndoshë të çdo mendimtari”.

Kjo pasi që siç ka shpjeguar ai, “me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit është miratuar ‘sistemi ligjor i një Kosove të pavarur në tërë territorin’ dhe se një komunitet i tillë ‘nuk është i mundur jashtë këtij sistemi ligjor’”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori