Duke filluar që nga 6 prilli në Britaninë e Madhe do të aplikohet një taksë e re për pijet e ëmbla. Njoftimi për këtë taksë që duhet paguar nga prodhuesit e këtyre pijeve u bë dy vjet më parë.
Një numër prodhuesish e kanë reduktuar ndërkohë sasinë e sheqerit në pijet e tyre njoftoi organizata për mbrojtjen e konsumatorëve Foodwatch në bazë të hulumtimeve të veta.
Kështu sipërmarrja Coca-Cola e ka reduktuar sasinë e sheqerit në pijet Fanta dhe Sprite për tregun britanik nga 6.9 në 4.6 dhe 6.6 në 3.3 gramë për 100 mililitra.
Gjithashtu edhe koncerni Britvic, i dyti për nga mbulimi i tregut në Britaninë e Madhe, prodhuesi i pijes Orangina Lucozade Ribena Suntory dhe kompanitë tregtare Lidl dhe Tesco i kanë ndryshuar recepturat e produkteve që ofrojnë. Koncerni Nestlé njoftoi se që nga prilli tre prej limonadave që prodhon do të përmbajnë më pak se pesë gram sheqer.
Megjithatë Foodwatch kritikoi se shumë prodhues e kanë zëvendësuar sheqerin me ëmbëltues artificial që nuk preken nga taksat. Foodwatch kërkoi që synimi i ndryshimeve duhet të jetë që përmes pakësimit të shijes së ëmbël t’i kundërvihet preferencës së të rinjve për të konsumuar sheqer.
Tatimi i pijeve të ëmbla në Britaninë e Madhe parashikon një taksë prej 0,20 euro për litër për pije që përmbajnë më shumë se pesë gram sheqer për 100 mililitra. Në rast se pija përmban më shumë se tetë gram, tarifa rritet në 0.27 euro për litër. Për krahasim, në Gjermani, Fanta dhe Sprite përmbajnë nëntë gram sheqer për 100 mililitra.
Luise Molling nga organizata Foodwatch thotë se taksa mbi pijet e ëmbla ka një efekt të qartë dhe çon në reduktimin dramatik të konsumimit të sheqerit.
Britania e Madhe u bashkohet vendeve si Franca, Belgjika, Irlanda, Portugalia, Estonia, Norvegjia, Meksika dhe Afrika e Jugut të cilat “duke përdorur taksat veprojnë në mënyrë aktive kundër kequshqyerjes, obezitetit dhe diabetit”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje që nga viti 2016 të gjitha qeverive që të vendosin një taksë të veçantë prej së paku 20 përqind për pijet me përmbajtje sheqeri, sepse nivelet e larta të konsumit të sheqerit nxisin obezitetin dhe diabetin e tipit 2. /DW/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent – një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'