Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, tha gjatë bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, se ngjarjet e së hënës në Kosovë nuk guxojnë të përsëriten dhe se BE pret ruajtjen e paqes, përmes një qasje të matur dhe përmbajtje.
“Vuçiq dhe Mogherini u takuan të martën në mbrëmje në Beograd për të biseduar, në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, për zhvillimet e fundit dhe perspektivën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së”, ka njoftuar Departamenti për marrëdhënie me media i presidentit Vuçiq, raporton REL.
Ndërsa kabineti i Mogherinit lëshoi një deklaratë për shtyp ku thuhet se “përfaqësuesja e lartë e BE-së, në një bisedë me presidentin Vuçiq shprehu keqardhje lidhur me ngjarjet në Kosovë”, përcjell Telegrafi.
“Ajo që ndodhi dje nuk guxon të përsëritet. Bashkimi Evropian pret paqe, mençuri, përmbajtje dhe udhëheqje”, citohet të ketë thënë Mogherini.
“Bashkëbiseduesit janë dakorduar të gjejnë mënyra të reja për të vazhduar punën dhe zgjidhjen e problemeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore”, thuhet në kumtesë.
Në kutmesë gjithashtu thuhet se në bisedë përmbajtësore dhe të frytshme, presidenti Vuçiq dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini, kanë konstatuar se “është në interesin nacional dhe shtetëror të Serbisë të ruajë stabilitetin, paqen dhe progresin drejt Bashkimit Evropian”.
Mogeherini arriti sot në Beograd në mënyrë që me presidentin e Serbisë të bisedojë për perspektivën e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, pas arrestimit të Marko Gjuriqit- shefit të Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?