LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon Apostolovën, flasin për liberalizimin e vizave

Veseli takon Apostolovën, flasin për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, për të diskutuar dhe koordinuar hapat e mëtejmë në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova para hyrjes në fuqi të heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.

Veseli, tha se Institucionet e Kosovës do t’i kryejnë të gjitha obligimet e nevojshme.


Ai tha se Kuvendi i Kosovës do ti përmbushë të gjitha obligimet kushtetuese në raport me procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimet evropiane, ndërsa po ashtu, ai tha se legjislativi do të kujdeset për mbikëqyrjen e zbatimit të plotë të kritereve nga ana e institucioneve të Kosovës.

Gjatë takimit, Apostolova e ka njoftuar kryeparlamentarin Veseli për hapat e mëtutjeshëm që i pret Bashkimi Evropian që Kosova ti ndjek që të arrihet në afatin sa më të shpejt heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së e përgëzoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës për ratifikimit e marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke e konsideruar këtë vendim një arritje të madhe për Kosovën dhe kërkoi që institucionet të fokusohen në forcimin e luftimit të krimit dhe korrupsionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

Lajme
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Kronika e Zezë
Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

Lajme
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori