LAJMI I FUNDIT:

Kosova kërkon fitoren e tretë radhazi në miqësore, kësaj radhe kundër Burkina Fasos

Kosova kërkon fitoren e tretë radhazi në miqësore, kësaj radhe kundër Burkina Fasos
Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore brenda katër ditës.

Djelmoshat e Bernard Challandes, do të luajnë sot në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville, 20 km afër Parisit, përballë Burkina Fasos.


Para katër ditësh ata shënuan fitore ndaj Madagaskarit (1-0) me golin e shënuar nga Edon Zhegrova, në të njëjtin stadium.

Pamje nga ndeshja e shkuar

Kjo ishte ndeshja dëbuese e trajnerit Challandes prej se mori drejtimin e Kosovës në fillim të këtij muaji.

Kosova vjen nga një seri e mirë e ndeshjeve miqësore, pasi që fitore kishin arritur edhe vitin e shkuar ndaj Letonisë.

Atë ndeshje Kosova e kishte fituar me rezultat 4-3.

Kosova ndaj Letonisë

Sot përballë Kombëtares afrikane të Burkina Fasos kërkohet fitorja e tretë me radhë edhe pse kundërshtari mbetet shumë i vështirë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:oo, ndërsa trajneri Challandes pritet të luajë me përbërjen më të mirë./Telegrafi/