LAJMI I FUNDIT:

Sefaj: Plani për ndalimin e zyrtarëve serbë bazohet në ligjet e Kosovës

Sefaj: Plani për ndalimin e zyrtarëve serbë bazohet në ligjet e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim zëvendësambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland me të cilën diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, pas arrestimit të Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës.

Me këtë rast ministri Sefaj e njoftoi zëvendësambasadoren se plani operacional për ndalimin e zyrtarëve serbë, të cilëve nuk iu është dhënë leja e hyrjes në territorin e Kosovës, është bazuar tërësisht në Ligjet e Kosovës.

Sefaj e njoftoi Hyland se organet e rendit janë të angazhuara në secilën pjesë të territorit të Kosovës dhe se gjendja është e qetë në tërë vendin.


Të dy bashkëbiseduesit u dakorduam që institucionet e vendit duhet të vazhdojnë përkushtimin e tyre për integrimin e plotë të pjesës veriore në jetën socio-politike të Republikës së Kosovës.