LAJMI I FUNDIT:

SHBA nis hetimet ndaj Facebook-ut

SHBA nis hetimet ndaj Facebook-ut

Komisioni Federal amerikan i Tregtisë njoftoi se po heton lidhur me praktikat e kontrollit të privatësisë nga ana e gjigantit të medies sociale, Facebook. Vendimi vjen pas raportimeve se të dhënat personale të dhjetëra miliona përdoruesve të Facebook-ut u komprometuan nga kompania britanike e profilizimit të votuesve Cambridge Analytica.

Njoftimi i agjencisë së konsumatorëve i uli çmimet e aksioneve të Facebook-ut me 2 për qind të tjera, pasi një rënieje prej 14 për qind javën e kaluar që e uli vlerën në treg të kompanisë me 90 miliardë dollarë.

Agjensia federale normalisht nuk i njofton hetimet e saj, por ajo e konfirmoi nisjen e hetimit pas disa raporteve në shtyp javën e kaluar.


Shefi i përkohshëm i zyrës së mbrojtjes së konsumatorit Tom Pahl tha se “Agjencia federale është plotësisht e përkushtuar të përdorë të gjitha mjetet e saj për të mbrojtur privatësinë e konsumatorëve. Në krye të tyre qëndron zbatimi i veprimeve kundër kompanive që dështojnë të respektojnë premtimet e tyre lidhur me privatësinë, përfshirë një marrëveshje të përbashkët amerikano-evropiane mbi privatësinë, ose që angazhohet në akte të padrejta që shkaktojnë dëmtime të konsiderueshme për konsumatorët në shkelje të garancive ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve amerikane”, tha ai.

Praktikat e privatësisë në Facebook janë vënë në pikëpyetje në të dy anët e Atlantikut, pas zbulimeve se kompania Cambridge Analytica kishte marrë informacion të fshehtë rreth përdoruesve të Facebook-ut nga studiuesi britanik, Alexsandr Kogan, i cili ishte autorizuar nga gjiganti i medies sociale për të mbledhur të dhënat si pjesë e një studimi akademik.

Kogan krijoi një aplikacion në të cilin 270 mijë përdorues të Facebook-ut ofruan informacione rreth vetes së tyre. Në tërësi, për shkak të lidhjeve të gjera të miqve në Facebook dhe bashkëpunëtorëve të 270 mijë përdoruesve të faqes së internetit, 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut mund t’iu jenë komprometuar të dhënat e tyre personale.

Britania ka hapur një hetim ndaj kompanisë Cambridge Analytica, si dhe ka konfiskuar të dhëna nga selia e saj në Londër.

Zuckerberg: Kemi bërë gabime, jam përgjegjës
Lexo po ashtu Zuckerberg: Kemi bërë gabime, jam përgjegjës

Ministrja gjermane e drejtësisë Katarina Barley u takua të hënën me zyrtarë të Facebook-ut. Ajo bëri thirrje për rregulla dhe ndëshkime më të rrepta për kompani si Facebook-u.

Vetë gjiganti i medies sociale tha të hënën se mbetet ‘tejet i vendosur’ për të mbrojtur informacionet e njerëzve dhe se do t’i përgjigjet pyetjeve të Komisionit amerikan Federal të Tregtisë.

Të dielën shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, u kërkoi falje përdoruesve për ‘shkeljen masive të besimit’ nga kompania e tij. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Këshilla Teknologjike
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Apple ka ndërprerë përkohësisht prodhimin e telefonave të palosshëm për shkak të një defekti në ekran

Apple ka ndërprerë përkohësisht prodhimin e telefonave të palosshëm për shkak të një defekti në ekran

Teknologji
Zbulohen detaje të papritura rreth telefonit Samsung Galaxy S23 Ultra

Zbulohen detaje të papritura rreth telefonit Samsung Galaxy S23 Ultra

Teknologji
Elon Musk dërgon grupin e dytë të terminaleve Starlink në Ukrainë – kësaj radhe kujdeset që ato të kenë edhe energji elektrike

Elon Musk dërgon grupin e dytë të terminaleve Starlink në Ukrainë – kësaj radhe kujdeset që ato të kenë edhe energji elektrike

Teknologji
Greg Brockman, një aleat kyç i Sam Altman, kthehet në OpenAI

Greg Brockman, një aleat kyç i Sam Altman, kthehet në OpenAI

Teknologji
Kalo në kategori