LAJMI I FUNDIT:

Murati: Të krijohet qeveria e unitetit

Murati: Të krijohet qeveria e unitetit

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj që të shkarkojë zëvendëskryeministrin Jevtiq dhe ministrin Rikallo dhe të thërras partitë për të krijuar qeverinë e unitetit.

“Kryeministri Haradinaj të shkarkojë zv.kryeministrin Jevtiq dhe ministrin Rikallo për shkak të pjesëmarrjes në takime ilegale dhe qëndrimeve anti-shtet”, ka thënë Murati përmes një postimi në Facebook.

“Presidenti Thaçi të thërras partitë për të krijuar qeverinë e unitetit që për kohë të limituar do të çonte përpara proceset më të rëndësishme për Kosovën. Ne nuk e kemi luksin për të mbetur peng i Listës Serbe”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/