LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria mposhtet në miqësore nga Norvegjia

Shqipëria mposhtet në miqësore nga Norvegjia

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena.

Të parët rrezikojnë norvegjezët në minutën e tretë pas një gabimi të Arlind Ajetit, por për fat të mirë topi përfundon jashtë kuadratit.


Norvegjia rrezikon përsëri me Mohamed Elyounousin (25′, 29′) me dy goditje të forta drejt portës, ku e para përfundon jashtë portës, ndërsa e dyta pritet nga Thomas Strakosha.

Pas këtyre rasteve, Shqipëria u mundua të dal pak në sulm, por pa pasur sukses ta organizoj nga aksion të rrezikshëm dhe shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, kombëtarja kuqezi rrezikon e para, ku në minutën e 54-të pas harkimit të Taulant Xhakës nga këndi, Sadiku godet bukur me kokë, por topi shkon mbi transversale.

Në minutën e 57-të Norvegjia ishte afër të gjej golin, por pas topit të kthyer nga Strakosha, një futbollist i Norvegjisë ka gjuajtur me kokë ngjit me shtyllën.

Andi Lila (65′) i sapo futur në lojë, provon me një gjuajtje të fortë me të majtën, topi përfundon ngjitur me shtyllën, ndërsa afër golit ishim edhe në minutën e 69-të me anë të Ajetit, por goditja e tij u prit nga një mbrojtës kundërshtar.

Festa pas golit të shënuar nga norvegjezët

Në momentet më të mira të Shqipërisë, në minutën e 70-të, pas një goditje këndi, ka përfituar qendërmbrojtësi Sigurd Rosted, i cili gjuan bukur me kokë dhe shënon për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes, kombëtarja jonë provoi disa herë të gjej golin e barazimit, po pa pasur sukses dhe në fund humb minimalisht 1-0 nga Norvegjia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori