A është më mirë që për kafjall të hamë picë apo drithëra? Përgjigjja e nutricionistes do t’ju befasojë!
Ndoshta tingëllon si befasi, mirëpo një copë mesatare e picës dhe tepsia me drithëra me qumësht me yndyrë të shumtë përmban pothuajse të njëjtën sasi kalorish.
Kafjalli është racioni më i rëndësishëm gjatë ditës, ndërkaq shumica e njerëzve përpiqen që për kafjall të hanë ushqim diç më të lehtë. Mirëpo, a është kjo në rregull? Sa gabojnë ata të cilët për kafjall hanë picë?
Nëse eliminojmë natriumin si përbërës, i cili nuk bën aq lehtë të hiqet kur është fjala për personat me presion të lartë të gjakut, është fakt që pica është e përbërë nga karbohidratet, proteinat, yndyrat dhe ndoshta edhe nga pak perime, transmeton Telegrafi.
Këtë e bën më të balancuar kafjallin nga artikujt me potencial të lartë që të ngrejë nivelin e sheqerit në nivelin më të lartë të mundshëm, dhe atëherë ju rrëzon në dysheme.
Krahas kësaj, nëse krahasojmë sasitë e kalorive në pjesën e picës dhe të një tepsie drithërash, do të shohim që janë të njëjta.
“Ndoshta tingëllon si befasi, mirëpo një copë mesatare e picës dhe tepsia me drithëra me qumësht me yndyrë të shumtë përmban pothuajse të njëjtën sasi kalorish. Mirëpo, në picë gjendet paketa shumë më e fuqishme e proteinave e cila mund t’ju majë të ngopur gjatë gjithë mëngjesit”, ka thënë kohë më parë nutricionistja Chelsey Amer për “DaylMail”.
Natyrisht, kafjalli i këtillë nuk duhet t’ju bëhet shprehi e përditshme. Nuk duhet tepruar, por sërish pa kurrfarë frike dhe pendese, mund të hani një copë picë.
Edhe pse pica mund të jetë zgjedhje e shëndetshme, me konkluzione të këtilla njerëzve mund t’u jepet drita e gjelbër për shtim drastik të natriumit, karbohidrateve dhe yndyrave në mëngjesin e hershëm, meçka krijohen parakushtet për mossukses gjatë ditës”, thotë Chelsey. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit