LAJMI I FUNDIT:

“Hamdiu dhe Shyhretja”, shikoni pesë episodet e fundit të sezonit të dytë

“Hamdiu dhe Shyhretja”, shikoni pesë episodet e fundit të sezonit të dytë

Janë publikuar edhe pesë episodet e fundit të sezonit të dytë të serialit komik, “Hamdiu dhe Shyhretja”.

GjirafaVideo janë publikuar të tjera episode që nxisin të qeshura te shikuesit e serialit që tashmë është duke u pëlqyer në masë të madhe, ndërsa po e përmbyll sezonin e dytë.


Kjo është java e tretë prej që ka filluar që të shfaqet sezoni dytë i serialit “Hamdiu dhe Shyhretja”, ku çdo të shtunë janë publikuar nga pesë episode të sezonit të dytë. Këto janë pesë episodet, e fundit të cilat e kompletojnë këtë sezon të serialit komedi.

Shikueshmëria e madhe e këtij seriali është dëshmi se publikut po i pëlqen dhe është duke e përcjellë atë.

Të gjitha lajmet për Hamdiu dhe Shyhretja
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Hamdiu dhe Shyhretja

Pesë episodet e reja, dhe të fundit të këtij sezoni, prapë i përmbahen tematikës së serialit që flet për një çift të martuar me një komunikim dhe ngjarje qesharake rreth jetës së tyre të përditshme. “Hamdiu dhe Shyhretja” një format i serialit me episode të shkurtra, inspiruar nga barsoleta të dëgjuara dhe të padëgjuara, të shkruara si skenar nga Besart Sllamniku, ka treguar sukses të madh.

Tashmë, ky serial ka rritur një milion shikime në GjirafaVideo, ku shfaqet ekskluzivisht si projekt i GjirafaStudios, me regji nga Genc Berisha ndërsa ne rolet kryesore ka Besart Sllamnikun si Hamdiu dhe Edona Reshitajn si Shyhretja.

Nëse planifikoni të martoheni, atëherë duhet t’i shikoni të gjitha episodet e serialit “Hamdiu dhe Shyhretja”.