LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic: Zgjodha LA Galaxy pasi dua të luaj, mezi pres të debutoj

Ibrahimovic: Zgjodha LA Galaxy pasi dua të luaj, mezi pres të debutoj
Ibrahimovic (Foto: Ibrahimovic/Twitter)

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic pranon se është bashkuar me LA Galaxy për të luajtur.

Ibrahimovic bëri vetëm shtatë paraqitje për Unitedin këtë sezon – dhe kjo mungesë e përfshirjes ishte ajo që e shtyu atë të largohet nga Old Trafford.


“Vendosa të nënshkruaja me Galaxy sepse mendoj se është vendi i duhur për mua”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic.

Ibrahimovic konfirmon kalimin te LA Galaxy në stilin e tij
Lexo po ashtu Ibrahimovic konfirmon kalimin te LA Galaxy në stilin e tij

“Unë kam shumë për të dhënë, mund t’i ndihmoj shumë dhe ata janë ekipi më i mirë në SHBA”.

Ibrahimovic gjatë prezantimit te La Galaxy (Foto: Ibrahimovic/Twitter)

“Nuk kishte asnjë dyshim. Unë kam shumë pritje këtu, kam vënë presion mbi veten time, kërkoj shumë në lojën time”.

“Unë mezi pres që të luaj, duhet të luaj”, shtoi suedezi.

Baily me fjalë të ndyra e përshëndet Ibrahimovicin me rastin e largimit prej Unitedit
Lexo po ashtu Baily me fjalë të ndyra e përshëndet Ibrahimovicin me rastin e largimit prej Unitedit

“Jam si një fëmijë i vogël që ju i jepni karamele për herë të parë dhe ai kërkon karamele gjithë kohën. Kjo është ajo që kam nevojë. Duhet të luaj dhe dua të luaj”.

“Jam i uritur të luaj sepse jam larguar shumë tani, nuk jam ndier i përfshirë në lojë dhe më duhet të ndihem i përfshirë. Sepse kjo është ajo që unë kam qenë duke bërë gjithë jetën time”, përfundoi sulmuesi kontrovers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori