LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët mbushin burgjet në Britani, grupi i tretë më i madh i të dënuarve

Shqiptarët mbushin burgjet në Britani, grupi i tretë më i madh i të dënuarve

Shqiptarët e arrestuar në Britani përbëjnë grupin e tretë më të madh të të huajve që gjenden në burgjet britanike, si në Angli edhe në Uells, pas irlandezëve dhe polakëve, duke iu kushtuar rreth 53 milionë stërlina taksapaguesve britanikë.

Sipas shifrave të Ministrisë britanike të Drejtësisë, rritja e bandave të drogës ka trefishuar numrin e shqiptarëve të arrestuar nëpër burgjet britanike, teksa gjatë vitit të kaluar numri i tyre arriti në 726 vetë.


Tablodi britanik “Daily Mail” thekson se, shumica e kriminelëve janë dënuar për vrasje, drogë dhe vepra të karakterit seksual.

Grupet e organizuara nga Shqipëria kanë një ndikim dhe kontroll të madh të tregun e kokainës në Britani. Sipas shifrave zyrtare, 321 vetë janë dënuar për drogë, duke tejkaluar së tepërmi grupet e tjera, që vijnë të dytët, si xhamajkanët dhe polakët, transmeton TCH.

Agjencia britanike e Luftës kundër Krimit, “NCA” ka paralajmëruar se grupet kriminale shqiptare të drogës përbëjnë një kërcënim të madh, duke përdorur taktika mizore për të kontrolluar dhe mbrojtur aktivitetin e tyre kriminal.

Shifrat e fundit konfirmojnë raportimet e herëpashershme nga media, për arrestimet dhe dënimet e shqiptarëve, që realisht janë shndërruar në problem për imazhin e shqiptarëve të tjerë të ndershëm që jetojnë e punojnë në Britani.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori