LAJMI I FUNDIT:

“Epopeja e Dukagjinit”, Gllogjani vendi ku nisi kushtrimi i lirisë

“Epopeja e Dukagjinit”, Gllogjani vendi ku nisi kushtrimi i lirisë

Personalitete të shumta dhe mijëra qytetarë sot kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, me rastin e shënimit të epopesë së Dukagjinit.

Kjo ditë i kujtua si fillimi i luftimeve në Dukagjin, kurse, një vit më vonë ishte edhe fillimi i bombardimeve të NATO-së, kundër forcave ushtarake dhe policore serbe.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me anëtarë tjerë të partisë ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan me rastin e dekadës së dytë të betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Deçanit me forcat serbe.


Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti  tha se një vit para bombardimeve të NATO-s, më 24 mars 1998 nisi kushtrimi i lirisë në Dukagjin.

Kurti tha se ashtu sikur dikur që çlirimi nisi prej brenda edhe zhvillimi i vendit tani duhet të nis nga brenda.

“Saktësisht një vit para bombardimeve të NATO-s nisi Epopeja e Dukagjinit nisi kushtrimi i lirisë dhe lufta çlirimtare në Dukagjin dhe sot ne me nder e respekt të thellë kujtojmë burrat e gratë e të rinjtë e pleqtë e fëmijët që nuk janë më në mesin tonë dhe të cilët na e përkujtojnë se historia nuk kalon…Ashtu sikurse dikur që çlirimi nisi prej nesh nga brenda e më pas u ndihmua prej jashtë e nga të tjerët njësoj edhe sot zhvillimi prej nesh e nga brenda që të ndihmohet prej të tjerëve e nga jashtë. Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar, i lehtë iu çoftë dheu i Kosovës e i tokës shqiptare që nuk falet e nuk shitet”, tha ai.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po nderojnë betejën frontale që ndodhi para 20 viteve.

“Sot ne po bëjmë urime në 20 vjetorin e betejës frontale të familjes Haradinaj, ku gjithë vëllezërit bashkë me fqinj nga Gllogjani me bashkëluftëtarë të tjerë e bënë rezistencën e dytë brenda një muaji, pas betejës së lavdishme të Jasharëve në Prekaz”, tha Lladrovci.

Kurse kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, duke kujtuar të rënët, ka kujtua rënët, ka ndarë një kujtim pas sulmeve në Prekaz.

“Kisha pas dëshirë me potencu një rast pasi, pasi që ndodhi sulmi në familjen tonë me 5, 6 dhe 7 Mars, ne ishim në atë kohë në Mynhen të Gjermanisë dhe shumë bashkatdhetarë nga qytetet dhe shtete të ndryshme të Evropës, vijshin për të na vizituar dhe i thonim axhës Rifat, disa prej tyre nga frika që u shujat nuk do të vazhdon lufta, mixha iu thoshte që ishalla nuk na bjen me harruar, sepse janë duke e marrë vetën sepse i ka tronditur rasti ynë, se keni me ia dëgju krismen dhe me të vërtet ashtu ndodhi. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët, e sidomos për vëllezërit Haradinaj, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta, e gëzofshim këtë liri”, tha Jashari.

Ndërsa, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se lufta e Gllogjanit, ka qenë ndër momentet kyçe në historinë e popullit shqiptar.

“Epopeja e Dukagjinit dhe lufta e Gllogjanit para 19 viteve e ka shënuar momentin e hapjes së luftues totale në Kosovë, luftës për liri, ka qenë ndër momentet kyçe historike të popullit shqiptar të Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi dhe sot bashkë me gjithë kolegët kemi ardhur për të nderuar dhe për të bërë homazhe para të rënëve  për liri. Ka me qenë obligim i joni i përhershëm për shkak se këto momente kanë bërë që Kosova sot do të jetë një vend i lirë, të jetë një vend që e sheh të ardhmen e vet përpara”, tha Gjini.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se 24 marsi i vitit 1998, është një ndër datat më të rëndësishme për bashkëluftëtarët dhe për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Është një datë e cila në vete mbërthen krenarinë, mirëpo ka edhe dhimbjen, sepse në atë ditë tre nga bashkëluftëtarët tonë dhe të Luan Haradinajt kanë rënë në atë betejë, një pjesë e luftëtarëve edhe janë plagosë, mirëpo është shumë e rëndësishme, sepse këta njerëz që filluan luftën me gjithë seriozitetin dhe potencialin e tyre, kanë ditë me qu luftën deri në fund, pavarësisht prej çmimit dhe sakrificës që u dashtë për me bë. Njëkohësisht kësaj date i bashkëngjitet edhe diçka, është hyjnore në vetvete sepse djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën që edhe bota e civilizuar, Shtetet e Amerikës dhe Evropa për herë të parë në historinë tonë shekullore të jenë përkrah dhe do të na ndihmojnë për atë që quhet liri dhe atë që quhet shtet”, tha Ramosaj

Homazhe ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe ka falënderuar të gjithë të pranishmit që po nderojnë dëshmorët dhe familjet e tyre në Gllogjan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori