LAJMI I FUNDIT:

Policia merr në pyetje këshilltarët që protestuan para shtëpisë së Remenskit

Policia merr në pyetje këshilltarët që protestuan para shtëpisë së Remenskit

Këshilltarët në Komunën e Karposhit nga OBRM-PDUKM, të dyshuar për protesta para shtëpisë së deputetës Frosina Tashevska-Remenski, për shkak të votimit të Ligjit të gjuhëve, janë marrë në pyetje nga policia.

Pas dhënies së dëshmisë, ato janë të dyshuar për dhunë. Ata thonë se ata nuk kanë bërë diçka të keqe, por kanë shfrytëzuar të drejtën demokratike për protestë, në të cilat sipas tyre nuk kanë ofenduar askënd, por kanë kënduar këngë patriotike.


Ata mohojnë se partia e tyre OBRM-PDUKM, ka të bëjnë me protestat dhe shprehin dyshime për kredibelitetin e mesazheve nga komunikimi në viber që kishin arritur në duart e Ramenskit.

Toni Jarevski dhe Sasho Lazarevski thanë se kanë protestuar 15 minuta.

Të dielën Remenski në Facebook nxori një video nga protesta dhe deklaroi se ka dorëzuar privatisht padi penale. Protestat u organizuan pas votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve./Telegrafi