Votimi i demarkacionit me Malin e Zi shkaktoi një përplasje në mes të deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Ka mjaftuar përmendja e këtij fakti nga Selimi , duke e nervozuar keq të parin e ekzekutivit. Ai e ka quajtur gënjeshtar Selimin si dhe ia ka përmendur faktin se me gjithë aktivitetin e tij për liri dhe pas luftës në politikë asnjëherë nuk e ka gjetur asgjë.
Ky debat i ashpër mes Selimit dhe Haradinajt u bë gjatë debatit për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq.
“Është evidente që pas miratimit të marrëveshjes pardjeshme, rruga për në Mali të Zi është shkurtuar më shumë, madje është shkurtuar për disa kilometra. Dua ta konfirmoj edhe një herë që unë nuk iu kam gëzuar kësaj, nëse dikush iu ka gëzuar kësaj janë ata që atë ditë në këtë sallë, pas ratifikimit duartrokitën dhe u përqafen me njëri-tjetrin, kurse, sa i përket asaj që t’i nxjerrim rrugët, rrugët që na u janë marrë i nxjerrim por rrugët që i kemi dhënë vet kurrë më nuk do të mund ti nxjerrim “, tha Selimi.
Pas kësaj deklarate reagoi kryeministri i Kosovës duke akuzuar rëndë Rexhep Selimin.
Gjatë fjalës së tij ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke e lutur Haradinajn që të ketë kujdes me fjalorin, pasi po e prishin, të gjithë, duke filluar nga vet ai.
“Ka diçka shumë interesant që dua t’ua them, Rexha është shumë i mençur. Prek që ia ka nis lëvizjes për liri, është aktiv po therrë nuk i ka hy, njëmend nuk i ka hy therrë Rexhep Selimit, ka shpëtuar vet, edhe pas luftës ka shpëtuar mirë, nuk e ka bërë asnjë ditë burg, asnjë problem nuk i ka ndodhë…por prit veç pak, ti po thua që për pak ditë pushtet e kam shit tokën, ti je rrenc i madh, ti ke qëndruar në Shqipëri je shëtit para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës, gjithë kohës, e din që nuk është ashtu, je ulë afër këtij burri për vota, ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt,”, i tha Haradinaj, Selimit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?