LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Thaçi s’ka autorizim për të dialoguar në Bruksel

Hoti: Thaçi s’ka autorizim për të dialoguar në Bruksel

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha të premten se pas ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit duhet të fillojnë procedurat nga Bashkimi Evropian (BE) në mënyrë që qytetarët e Kosovës t’iu mundësohet të lëvizin lirshëm.

Hoti këto komente i bëri në  konferencën e rregullt për media të LDK-së.

“Na vjen mirë që kjo çështje tashmë u mbyll. Tash duhet të fillojnë procedurat brenda BE-së, që qytetarët të lëvizin lirshëm sikurse qytetarët e vendeve tjera të rajonit. Ranë maskat dhe u votua demarkacioni me 80 vota. Tash mbetet kushti tjetër për luftimin e korrupsionit”, ka thënë Hoti.


Thaçi e Vuçiq vazhdojnë sot dialogun në Bruksel
Lexo po ashtu Thaçi e Vuçiq vazhdojnë sot dialogun në Bruksel

Shefi i Grupit parlamentar i LDK-së foli edhe për bisedimet Kosovë-Serbi. Ai tha se ekipi negociator i Kosovës është jokompetent, ndërsa për presidentin Hashim Thaçi, tha se nuk ka autorizim nga Kuvendi që të shkojë për bisedime në Bruksel.

“Jemi duke pa një dialog pa platformë, të papërgatitur me një ekip negociator jo kompetentë për të çuar përpara agjendën. Kemi përfshirje të paautorizuar të presidentit dhe ndërkohë që po flasim ai është duke u takuar në Bruksel. Janë dy rezoluta të Kuvendit të 2001 dhe 2012 ku kuvendi autorizon qeverinë që të zhvilloj dialog me Serbinë në përputhje me parimet e ruajtjes së sovranitetit të vendit dhe çdo marrëveshje e arritur të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, dhe përderisa s’ka rezolutë tjetër kjo është e vlefshme. LDK-ja nuk do të mbështes një dialog të tillë nga ana e presidentit, pa platformë dhe pa autorizim nga Kuvendi”, u shpreh Hoti.

Sa i përket zhvillimeve të fundit në Kuvend, Hoti vlerësoi se partitë politike kanë nevojë të zhvillojnë dialog të brendshëm pas së cilit duhet të mbahen zgjedhjet.

“Përfundimisht me mbylljen e demarkacionit vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Kjo shumicë parlamentare ka humbur çdo lloj legjitimiteti, mirëpo duhet të merremi vesh për disa tema të mëdha si dialogu, zbatimin e disa marrëveshjeve të arritura deri tash, zbatimin e reciprocitetit, politikën e jashtme si dhe duhet të kemi konsensus brenda partive politike për formimin e ushtrisë si dhe reformën zgjedhore”, theksoi tutje Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori