LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Sundimi i ligjit, në agjendë të përditshme

Haradinaj: Sundimi i ligjit, në agjendë të përditshme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është në fazën kur përpjekjet për sundimin e ligjit janë agjendë e përditshme dhe kështu do të jetë për një kohë të gjatë.

Haradinaj thekson se që nga krijimi i kësaj Qeverie sot kanë zhvilluar takimin e 6-të me radhë dedikuar kësaj fushë, aq të rëndësishme në forcimin e shtetit tonë dhe të rrugës sonë të integrimeve euro-atlantike.

“Sot ne pamë nga afër rezultatet e punës në sistemin gjyqësor të Kosovës. Sistemi i drejtësisë po tregon përparim që dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës”, shkruan Haradinaj.


Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:

“Kosova është në fazën kur përpjekjet për sundimin e ligjit janë agjendë e përditshmë dhe kështu do të jetë për një kohë të gjatë.

Që nga krijimi i kësaj Qeverie sot kemi zhvilluar takimin e 6-të me radhë dedikuar kësaj fushë, aq të rëndësishme në forcimin e shtetit tonë dhe të rrugës sonë të integrimeve Euro-Atlantike.

Sot ne pamë nga afër rezultatet e punës në sistemin gjyqësor të Kosovës. Sistemi i drejtësisë po tregon përparim që dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës

  • Gjykatat e të gjitha niveleve gjatë vitit 2017 kanë pasur në shqyrtim 618 991 lëndë, ndërsa janë zgjidhur 310 880.

Nëse krahasojmë numrin e lëndëve të bartura nga vitet e kaluara, Gjykatat në vitin 2017 kanë arritur t’i zvogëlojnë këto raste për 91016, që nënkupton rritje të madhe të efikasitetit;

  • 89% të aktakuzave kanë përfunduar me aktgjykime dënuese;
  • Janë shënjestruar 39 lëndë, për 29 lëndë janë ngritur aktakuzat;
  • Në vitin 2017 janë zgjidhur 412 lëndë të korrupsionit;

Efikasiteti i zgjidhjes së lëndëve është përmirësuar dukshëm dhe nga mbi 60% kanë rënë në 30% me shkallë të spastrimit përreth 145%;

Ndonëse na presin edhe shumë sfida përpara, institucionet tona kanë shënuar rezultat në kryerjen e punëve të tyre dhe mbështetja ime dhe e Qeverisë do të jetë e plotë!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje

Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër

Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër

Lajme
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet

Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori