David Shwendiman, kryeprokuror amerikan i Gjykatës Speciale, që ka mbajtur një fjalë në Qendrën Grotius të Universitetit të Leidenit në Hagë, ka folur për reflektimet e tij mbi përvojat dhe sfidat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Shwendiman, i cili ka dhënë dorëheqje ende pa ngritur asnjë aktakuzë kjo gjykatë, që do të gjykojë krimet eventuale të individë të UÇK-së, në fjalën e tij të fundit, para largimit, ka folur për numrin e dëshmive, provave dhe asaj se si e kë do të gjykojë kjo gjykatë.
Ai ka thënë se Gjykata nuk do të merret me UÇK-në si organizatë, e nuk e ka për qëllim që ta njollosë atë, apo ta ndryshojë historinë, por do të gjykojë individë, që kanë përgjegjësi individuale për krimet e tyre.
Schwendiman, në fjalën e tij ka thënë se Prokurori i Specializuar duhet të bindet se “ekziston dyshim i bazuar mirë se një i dyshuar ka kryer, ose ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara”.
Krahas kësaj dhe duke u nisur nga përvojat më të mira profesionale, Schwendiman theksoi se kishte udhëzuar punonjësit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që të bëjnë një vlerësim të mëtejshëm për të përcaktuar nëse duhet të ngrihen aktakuza; me fjalë të tjera, nëse aktakuza e propozuar mbështetet nga: prova që janë të disponueshme për t’u paraqitur gjatë gjykimit dhe prova të cilat pasi të jenë ekzaminuar nga një mbrojtje e mirinformuar, e përgjegjshme dhe e fuqishme, me gjasë të jenë të mjaftueshme në aspektin sasior dhe cilësor që të çojnë në vendim fajësisë të konfirmueshëm edhe në fazën e apelit në lidhje me çdo të akuzuar dhe akuzë të propozuar, thuhet në njoftimin për media, përcjell Telegrafi.
Ai me këtë rast ka cekur edhe sasinë e provave, duke folur për mijëra faqe dokumente, videofilmime, fotografi e të tjera.
“Aktualisht Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke analizuar dhe vlerësuar rreth 700.000 faqe dokumentacion që përfshin rreth 70.000 shkresa, si dhe rreth 6.000 materiale të tjera të ngjashme, ndër të tjera videofilmime, fotografi, transkripte dhe sende të tjera të mbledhura gjatë hetimeve të deritanishme,” tha ai.
Ai theksoi se: “Përgjegjësia duhet të jetë për veprime individuale dhe jo përgjegjësi e një grupi për veprime që mbulon Ligji special.”
Schwendiman bëri të qartë se puna e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara nuk është sulm kundër historikut të pavarësisë së Kosovës, apo të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“BE-ja nuk është investuar për këtë, as Shtetet e Bashkuara nuk më dërguan këtu për këtë. Askush prej nesh nuk është angazhuar për ndryshimin e historisë, e as kundër ndonjë organizate, grupi, apo bashkësie etnike”.
“Qëllimi ynë i vetëm është që të bëjmë çfarë na mundësojnë ligji dhe provat për vërtetimin e veprimeve të individëve,” tha ai.
“Shkaku për diskreditimin e organizatave të përbëra, të kontrolluara ose të drejtuara nga individë janë pikërisht krimet e kryera prej këtyre individëve, në tërësi ose veç e veç, dhe jo hetimi ose ndjekja penale e tyre,” theksoi Prokurori i Specializuar.
Schwendiman theksoi se largimi i tij nuk do të ndryshojë asgjë për sa i përket punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dhe shtoi se zëvendësi i tij, Kwai Hong Ip, do të jetë ushtrues i detyrës së Prokurorit të Specializuar deri në emërimin e pasardhësit të tij, duke theksuar se “Zyrën po e lë në duart më të mira të mundshme”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë