Pabarazia gjinore në Kosovë fillon që nga familja e deri tek institucionet më të larta shtetërore, thonë përfaqësuese të organizatave joqeveritare që merren më të drejtat e grave.
Mentaliteti që burrat janë kryefamiljar dhe ata vendosin për çështjet kryesore, gratë i ka vënë në pozitë të vështirë, madje duke u pamundësuar atyre punësimin, arsimimin dhe pozitat udhëheqëse në shoqëri, përkatësisht në institucione të ndryshme.
Më gjithë avancimin e ligjeve për të drejtat e grave, dhuna fizike dhe psikike fillon në familje dhe shteti ende nuk ka depërtuar me politika adekuate që të rregullojë këtë çështje, tha në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Si problem tjetër ajo ka përmendur se pjesëtaret e gjinisë femërore, jo shpesh i gëzojnë të drejtat pronësore, pasi shumica e pronave janë të regjistruara në emër të meshkujve.
“Mos të harrojmë se dhuna në familje nuk ka qenë asnjëherë më e dukshme dhe më e shprehur, ndoshta për arsye të varfërisë, mentalitetit. Dhe këtu autoritetet kompetente duhet të përqendrohen dhe më tutje”, tha Demolli.
Në Kosovë, gjysma e popullatës se përgjithshme përfaqësohet nga gjinia femërore, kurse vetëm 16 për qind e pronave të paluajtshme janë të regjistruara në emër të femrave.
Politika në Kosovë vazhdon të udhëhiqet nga burrat dhe gratë shërbejnë vetëm si numër për të plotësuar kuotat, thotë Arijeta Rexhaj nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore.
Sipas saj, po të ishte përfaqësimi i duhur i grave në politikë, do ndikonte edhe në përmirësimin e jetës se gruas në nivel vendi.
“Vetëm nga pozita politike ku femra është e përfaqësuar mirë, ajo mund të kujdeset, të ndryshojë dhe përpilojë shumë politika për rregullimin e jetës se gruas”, thotë Rexhaj.
Edhe Luljeta Demolli, konsideron se pozita e grave është e pavolitshme edhe në jetën politike.
Sipas saj, disa nga gratë e përfaqësuara në politikë e institucione, figurojnë vetëm sa për të përmbushur kuotën prej 30 për qind.
Ajo thotë se është mosgatishmëria e atyre që janë përgjegjës për përzgjedhjen apo emërimin në pozita të larta, për të vendosur gra nëpër pozita.
“Nëse do largohet kuota, nuk do ishin më shume se 8 për qind në këto pozita. Besoj se partitë politike janë burimi kryesor i patriarkalitetit në Kosovë dhe ato duhet të ndryshojnë”, shprehet Demolli.
Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës nga 120 deputetë, 36 janë nga gjinia femërore, nga 21 ministri në Qeverinë e Kosovës, vetëm dy nga to udhëhiqen nga femrat, kurse nga rreth 70 zëvendësministra, vetëm pesë janë gra. Ndërkaq, nga 38 komunat e Kosovës asnjë nuk udhëhiqet nga gratë.
Këtë situatë e ka kritikuar edhe i ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, më rastin e “Javës se Gruas” që ka nisur më 19 mars.
“Mendoj se është turpëruese që Kosova i ka vetëm dy ministre në Qeverinë e tashme dhe asnjë kryetare komune. Për ta përmbushur demokracinë e Kosovës, të gjithë ne – burra e gra – duhet të punojmë më shumë për këtë çështje”, ka thënë Delawie të martën.
Ligji për barazi gjinore, obligon që 40 për qind e grave të jenë të përfshira në pozita vendimmarrëse, ndërsa 30 për qind e ligjvënësve kosovarë duhet të jenë të gjinisë femërore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët