LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Menaxhimi i kontratave për barna për herë të parë bëhet përmes sistemit elektronik

Ismaili: Menaxhimi i kontratave për barna për herë të parë bëhet përmes sistemit elektronik

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se për herë të parë Ministria e Shëndetësisë do të bëjë menaxhimin e kontratave për barna dhe material shpenzues përmes një sistemi elektronik, që është aktiv që nga sot.

Ismaili thekson se ky sistem do të mundësojë monitorimin elektronik të të dhënave të detajuara të kontratës, në të gjitha fazat e saj.

Ky është postimi i plotë i ministrit Ismaili në Facebook:


“Kur ka vullnet dhe dëshirë për të punuar edhe rezultatet nuk mungojnë. Sot mora një lajm të rëndësishëm nga drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.

Për herë të parë Ministria e Shëndetësisë do ta bëjë menaxhimin e kontratave për barna dhe material shpenzues përmes një sistemi elektronik, i cili është aktiv që nga sot.

Ky sistem do ta mundësojë monitorimin elektronik të të dhënave të detajuara të kontratës, në të gjitha fazat e saj. Çfarë është më e rëndësishmja, ky sistem do të na njoftojë 120 ditë (4 muaj) para skadimit të një kontrate, në mënyrë që ne të kemi kohë të mjaftueshme për përgatitjen e një kontrate të re dhe të mos mbesim në mungesë do të ndonjë bari.

Këto janë ndryshimet për të cilat sistemi shëndetësor ka nevojë dhe për të cilat ne po punojmë çdo ditë për t’i realizuar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori