LAJMI I FUNDIT:

Çifti britanik i zhdukur në Afrikën e Jugut, dyshohet se janë “viktimë e një komploti të terrorit që synonte ‘të pafetë’” (Foto)

Çifti britanik i zhdukur në Afrikën e Jugut, dyshohet se janë “viktimë e një komploti të terrorit që synonte ‘të pafetë’” (Foto)

Dy biologë britanikë u kidnapuan nga një grup i dhunshëm i lidhur me ISIS-in pasi ishin ndjekur si “gjah i mirë” në një xhungël për të nxitur kështu frikën ndaj atyre që kundërshtojnë kalifatin islamik, gjithnjë sipas mesazheve të zbuluara tek sulmuesit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rod dhe Rachel Saunders thuhet të kenë qenë duke kërkuar për bimë të rralla dhe fara në një vend të bukur të Afrikës së Jugut, dhe nga ajo ditë askush nuk ka dëgjuar më për ta.


Mesazhet e marra nga telefonat e dy prej tre të dyshuarve të arrestuar pas zhdukjes së çiftit tregojnë se çifti i pafajshëm ishte viktimë e një komploti të terrorit që synonte ‘të pafetë’, jo-besimtarë në Islam trupat e të cilëve nuk janë gjetur kurrë.

Ata janë parë për herë të fundit duke ecur në malet Drakensberg pothuajse një muaj më parë pasi udhëhiqnin një ekuipazh nga një program i BBC.

Vetura e tyre u gjet 150 kilometra larg vendit të tyre të fundit, disa ditë më vonë, dhe ishte e ngjyrosur me gjak.

Shpresat që dyshja e famshme të gjenden të gjallë janë zvogëluar edhe më tutje, teksa detektivi Anuresh Lutchman nga njësia anti-terror e Afrikës së Jugut ka zbuluar mesazhe tronditëse që u shkëmbyen mes rrëmbyesve të çiftit.

Nga një mesazh tjetër nga një numër i panjohur, Del Vecchio vuri në pah rëndësinë e trupave të viktimave që nuk u gjetën kurrë.

“Kur vëllezërit në Kenia dolën që ta bëjnë këtë punë, thanë është shumë e rëndësishme që trupi i viktimave të mos gjenden kurrë dhe të mbetet një rast i personave të zhdukur”, tha ai.

Pas rrahjes dhe rrëmbimit të çiftit, banda shkoi dhe tërhoqi shuma të konsiderueshme parash nga llogaria e tyre, duke blerë kështu pajisje elektronike, një dron dhe pajisje të tjera.

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori