LAJMI I FUNDIT:

Bora po shkakton probleme në qarkullim

Bora po shkakton probleme në qarkullim
????????????????????????????????????

Reshjet e shumta të borës në 24 orët e fundit kanë shkaktuar probleme në  qarkullim, në disa rrugë në territorin e Komunës së Malishevës.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Milazim Morina ekipet janë në terren, por rënia e vazhdueshme e borës është duke shkaktuar probleme, përfshirë edhe ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave.


Morina ka bërë të ditur se kompania për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit është në terren dhe po bën pastrimin e rrugëve nga bora, mirëpo reshjet e vazhdueshme po e vështirësojnë mirëmbajtjen e tyre.

Sipas tij, gjendja më e rënduar është në fshatrat e thella malore, sidomos në fshatrat që shtrihen përgjatë maleve të Berishës.

Edhe njësia e “Ekoregjionit” në Malishevë, ka bërë të ditur se është duke pasur vështirësi në ofrimin e shërbimeve gjatë ditës së sotme, për shkak të borës.

Përgjegjësi i njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë, Sejdi Paçarizi, kërkon nga qytetarët që të mos i hedhin mbeturinat, pasi kompania do ta kryej shërbimin për grumbullimin e mbeturinave, në momentin që automjetet e tyre mund të lëvizin në rrugë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori