LAJMI I FUNDIT:

Enis Gavazaj dhe Kristal Abazaj: E bukur dhe emocionuese të jesh pjesë e Kombëtares

Enis Gavazaj dhe Kristal Abazaj: E bukur dhe emocionuese të jesh pjesë e Kombëtares
Foto: Top Channel

Përfaqësuesja shqiptare vazhdon përgatitjen nën urdhrat e Panuccit më e kompletuar se ditën e parë. Elseid Hysaj i është bashkuar skuadrës së bashku me Berat Gjimshitin, ndërkohë që Etrit Berisha, jo në gjendje optimale vazhdon stërvitjen i diferencuar.

Në këtë hapësirë një javore deri në ndeshjen miqësore me Norvegjinë, trajneri italian ka vendosur të luaj vetëm një ndeshje dhe jo dy, pavarësisht se data për ndeshjet miqësore në këtë periudhë janë dy, sepse kërkon të punojë sa më shumë me skuadrën, duke qenë se janë disa lojtarë të rinj që janë grumbulluar për herë të parë.

Mes tyre edhe dy lojtarët e Superligës, Enis Gavazaj mesfushori i Skënderbeut dhe Abazaj, mesfushori i Luftëtarit.


“Natyrisht që kisha shumë emocione për thirrjen në Kombëtare. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte dhurata më e bukur për ditëlindjen time, pasi kjo është arritja më e madhe e imja. Jam shumë i kënaqur, që jam pjesë e ekipit kombëtar. Gjithmonë do të jap maksimumin. Ne lojtarët e rinj duhet të bëjmë punën tonë, të tregojmë vlerat tona. Kush luan dhe kush jo, e di trajneri. Jam shumë i kënaqur këtu, pasi kam edhe disa shokë nga e kaluara. Ne duhet ta tregojmë veten me ekipin dhe me Kombëtaren, pastaj të shohim për ndonjë aventurë jashtë.Nëse luajmë me Kristalin te Skënderbeu, do të jetë bukur. Si fillim, duhet ta tregojmë veten në stërvitje. Ne do të japim maksimumin në stërvitje, që edhe nëse luajmë disa minuta, të bëjmë gjithçka që kemi mundësi. Jam këtu, sepse e kam bërë zgjedhjen me dëshirën time, e kam bërë prej kohësh, kur kam qenë pjesë e ekipit Shpresa”, u shpreh Enis Gavazaj.

“Është një gjë shumë e bukur të jesh pjesë e Kombëtares, diçka e veçantë. Përfshirja në ekipin kombëtar të imponon të japësh më shumë për të ardhmen. E rëndësishme është që jemi këtu. Lojtarët që luajnë jashtë kanë nivel më të lartë se ne që luajmë këtu në Shqipëri dhe duhet të mësojmë prej tyre. Nuk kemi biseduar me trajnerin Panucci, por e dimë çfarë kërkon, sepse na kanë treguar. Në stërvitjen e parë kishim emocione dhe deshëm të jepnim 100%-in tonë. Ndryshon shumë Kombëtarja A, sepse tek ekipi U-21 jemi të gjithë moshatarë. Këtu është ndryshe, ka lojtarë me shumë eksperiencë. Skënderbeu është një ekip shumë i mirë dhe ka bërë mirë në Europë, kështu që është mirë të luaj me të, edhe nëse nuk shkoj jashtë për momentin.Në Kombëtare na kanë ndihmuar shumë lojtarët me përvojë që të përshtatemi, Etriti, Mërgimi dhe të tjerët. E rëndësishme është që jemi këtu, pastaj për aktivizimin vendos trajneri. Këtu është diçka tjetër, ka një ritëm tjetër në stërvitje dhe ndryshon puna në disa elementë të tjerë. Nëse punon dhe nga dita në ditë rritesh, nuk do të jetë shumë e vështirë për të ardhmen”, tha Kristal Abazaj.

Ditën e enjte Panucci do të zhvillojë një ndeshje kontrolli mes lojtarëve që ka grumbulluar.

Ndërkohë në seancën stërvitore të ditës së mërkurë të pranishëm ishin edhe trajnerët e rinj që po zhvillojnë kursin për trajnerë të kategorisë UEFA Pro në Tiranë, të cilët ndoqën të gjithë stërvitjen e trajnerit të kombëtares Christian Panucci. /TCH/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori