LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje i mbledh kartelat e deputetëve të PAN-it 

Vetëvendosje i mbledh kartelat e deputetëve të PAN-it 

Deputetë të lëvizjes Vetëvendosje sot pas hedhjes së gazit lotsjellës janë parë teksa kanë grumbulluar kartela të deputetëve, në pjesën ku janë të ulur deputetët e PAN-it.

Telegrafi ka siguruar fotografi ku shihet një deputet i VV-së me kartela në duar, kartela këto që mundësojnë votimin elektronik.


Elmi Reçica nga PDK-ja këtë veprim e ka quajtur grabitje dhe turp. /Telegrafi/