LAJMI I FUNDIT:

Fero shfaqet në një video pas incidentit: Po, rasti është i vërtetë, por duhet bombë nukleare për të më ndalur

Fero shfaqet në një video pas incidentit: Po, rasti është i vërtetë, por duhet bombë nukleare për të më ndalur

Hip hop ylli i ri, Fero, ka publikuar një video në rrjetin social Instagram pak orë pas incidentit.

Mediat raportuan për një sulm ndaj Feros, teksa burime të Telegrafit afër me reperin konfirmuan incidentin e ndodhur në dalje të një qendre tregtare pas mesnate.


Fero nuk ishte i vetmuar, por i shoqëruar nga Zzap, sipas një deklarate tjetër të menaxherit Met Elshani për mediat shqiptare.

Dhe, pikërisht Fero ishte ai që publikoi foto me Zzapin në Instagram pas mesnatës, por pa përmendur se ai është sulmuar.

https://www.instagram.com/p/BgkSRzZAUw4/?taken-by=ferofera

Fero nuk pranon në këtë postim të jetë sulmuar, ndonëse është vërshuar nga komentet e fansave duke e pyetur e disa të tjerë duke u tallur për sulmin ndaj tij.

“Live studio vendi i parë po vjen kena me ja u djeg krejt vendin”, u shpreh Fero në këtë postim që është bërë pak kohë pasi ai u sulmua në Prishtinë nga katër persona.

Publikohet video nga momenti kur u rrah reperi Fero
Lexo po ashtu Publikohet video nga momenti kur u rrah reperi Fero

Megjithatë, pak orë pasi ndodhi incidenti Fero ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet para menaxherit të tij Met Elshani.

Ai thotë se rasti i raportuar është i vërtetë, por ai asnjë grusht se ka pësuar, teksa pranon se ishin gjashtë persona dhe është kërcënuar me armë.

“Fero ka me vazhdu me mbet ‘gang gang’. Fero nuk ndalet, duhet bomba nukleare për me e ndalë Feron”, ka deklaruar reperi duke shtuar se ai po të kishte pasur armë do të shkrepte dhe nuk do të kërcënonte siç i kanë bërë atij.

https://www.instagram.com/p/BglRNbbgCfX/?taken-by=ferofera

Fero arriti të rrëmbejë vëmendjen e tij me deklaratat kontraverse, duke tallur gjithë skenën e hip hopit.

/Telegrafi/