LAJMI I FUNDIT:

Debati për demarkacionin e vë në gjumë Haradinajn (Foto)

Debati për demarkacionin e vë në gjumë Haradinajn (Foto)

Debatet për demarkacionin duket se e kanë lodhur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili për disa çaste është kotur.

Kreu i ekzekutivit të vendit disa herë gjatë debatit të sotëm ka dalë në foltore për të kërkuar votën e deputetëve për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërkohë, derisa deputetët po debatonin, kryeministrin e ka mashtruar gjumi dhe për disa çaste është kotur në karrigen e tij.


Kotja e kryeministrit i ka shërbyer deputetes Mimoza Kusari-Lila që ta qortojë atë.

“Ky debat është vetëm një çështje rutinore se siç e pamë kryeministrin edhe gjumi e merr në këtë karrige, se nuk ka më as koncentrim me vazhdu me këtë”, tha ajo. /Telegrafi/