LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Buxheti i komunës do të shkaktojë largime nga puna

Taravari: Buxheti i komunës do të shkaktojë largime nga puna

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, sot pas votimit të buxhetit komunal paralajmëron se i njëjti do të shkaktojë largime nga puna të të punësuarve në kopshte, ndërmarrjet komunale dhe njësitin e zjarrfikësve.

Ai konsideron se shkurtimet të cilat komisioni për financim i propozoi kanë motive politike që sipas tij, udhëheqësia komunale në opinion të tregohet si e paaftë të menaxhojë me pushtetin lokal.

“Është votuar buxheti me ndryshime me çfarë do të pengohet puna e Taravarit. Qëllimi i shumicës në Këshill dhe pushtetin qendror është që udhëheqësia e re të tregohet si e pasuksesshme” tha Taravari.


Taravari tha se nga 12 milionë denarët e planifikuar në program për punësime të përkohshme, pas insistimit të BDI-së dhe LSDM-së janë bërë ndryshime me shkurtime të vetëm të një të katërtës./Telegrafi/