Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke bërë një pasqyrim të punës së Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se legjislatura e gjashtë, në gjashtë muajt e parë të punës së vet, nuk është treguar shumë efikase.
Këtë e ka bërë të ditur Artan Murati nga kjo organizatë, i cili ka në një konferencë për media ka thënë se kjo periudhë është karakterizuar me shumë pak ligje të miratuara, seanca plenare të stërngarkuara me pika të rendit të ditës e vazhdime të shpeshta, mungesë kuorumi, mos-pjesëmarrje në votim e shpeshherë edhe me gjuhë e veprime joparlamentare.
Murati ka theksuar se bazuar në monitorimin e realizuar nga KDI deri më tani, Kuvendi në legjislaturën e gjashtë duket si në vijim:
9 ligje të miratuara – 5 në 2017 dhe 4 në 2018. 5 nga 9 ligjet e miratuara kanë karakter financiar;
42 ligje janë në procedurë të shqyrtimit aktualisht nga Komisionet Parlamentare;
Janë mbajtur gjithsej 24 seanca, prej të cilave 15 seanca plenare, 6 të jashtëzakonshme dhe 3 seanca solemne;
Në 20 raste seancat plenare janë vazhduar në ditë të tjera, jashtë ditës kur kanë qenë të parapara të mbahen;
139 pika të rendit të ditës në përgjithësi, prej të cilave vetëm 59 të cilat kanë trajtuar shqyrtimin e projektigjeve (ose 42.4 %);
Janë thirrur 4 interpelanca, të gjitha për Kryeministrin Ramush Haradinaj;
Janë realizuar gjithsej 191 mbledhje të Komisioneve Parlamentare, më së shumti në muajin tetor 2017 (43 mbledhje).
Komisionet me më së shumti mbledhje të organizuara: Komisioni për Zhvillim Ekonomik (20), Komisioni për Legjislacion (18) dhe Komisioni për Buxhet dhe Financa (17). Më së paku takime kanë realizuar Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së (7), Komisioni për Bujqësi (10) dhe Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim (11);
Në 29 raste ka pasur raportim nga Kabineti Qeveritar (Ministrat) para Komisioneve Parlamentare. Katër Komisione Parlamentare nuk kanë pasur në raportim asnjë Ministër;
Janë realizuar 126 pyetje parlamentare, më së shumti nga GP VV (56), pastaj LDK (34), PDK (19), AAK (8), Nisma (4) dhe Lista Serbe (1).
Sipas tij, mungesa e deputetëve në seanca plenare, por edhe në mbledhje të komisioneve parlamentare është një nga problemet më të mëdha të evidentuara në punën e legjislaturës së gjashtë, duke shtuar se në shumë raste ka dështuar votimi për projektligje apo çështje tjera të parapara në rendin e ditës në punimet e Kuvendit, për shkak të mungesës së Kuorumit.
“Përderisa Rregullorja e Re e Punës së Kuvendit është e paraparë të shqyrtohet në seancën e radhës, KDI u bënë thirrje të gjitha subjekteve politike parlamentare që të trajtojnë dhe rregullojnë këtë çështje përmes Rregullores së Punës së Kuvendit, dhe deputetët që mungojnë në seanca, e sidomos në votim, të penalizohen. Mos pjesëmarrja në votim është shmangie nga përgjegjësia dhe përfaqësimi i qytetarëve. Deputetët mund të abstenojnë, por jo të bllokojnë vendimmarrjen në Kuvend. Për deputetët që nuk marrin pjesë në votim duhet të parashihen ndëshkime, jo vetëm me votë por edhe ndëshkime financiare”, ka thënë ai.
Një mënyrë për ta rregulluar këtë çështje ka shtuar se është përmes Rregullores së re të Punës së Kuvendit, ku mund të parashihet që deputeti i cili nuk merr pjesë në votim, por që është prezent në seancë, vota t’i llogaritet me automatizëm si abstenim.
Meqenëse sot do të mbahet vazhdimi i katërt i seancës së jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës është votimi i projektligjit për rafitikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi, Murati ka potencuare se KDI shfrytëzon rastin edhe një herë t’u bëjë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë këtë marrëveshje dhe t’i japin fund sagës që po mbanë të bllokuar jetën institucionale por edhe po mohon të drejtën e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë. /Kosovapress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij
Paralajmërim alarmues në shkollat e Shkupit: Ka trend të vetëlëndimit tek nxënësit
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United