Rritja e punësimit prej 3.9 për qind gjatë vitit të fundit ka sjellë hapjen e 231 mijë vendeve të reja të punës në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas raportit ‘Prirjet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2018’ të bërë publik nga Banka Botërore dhe Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare Vjenë (wiiw). Shkalla e papunësisë ka pësuar gjithashtu rënie nga 18.6 për qind në 16.2 për qind, duke arritur nivele të ulëta historike në disa vende.
Vendi kryesues në rajon sa i përket punësimit është Kosova që ka një rritje prej 9.2 për qind, ndjekur nga Serbia me 4.3 për qind, Mali i Zi me 3.5 për qind, Shqipëria me 3.4 për qind, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë me 2.7 për qind dhe Bosnja dhe Hercegovina me 1.9 për qind. Me gjithë progresin e bërë, shkalla e ulët e veprimtarisë, sidomos ndër gra dhe të rinj, kombinuar me shkallën e lartë të papunësisë afatgjatë dhe mbizotërimin e punësimit informal, vijojnë të paraqesin sfida për rritjen e qëndrueshme ekonomike në rajon.
“Rajoni ka bërë hapa të mëdha lidhur me përmirësimin e rezultateve të tregut të punës, krahasuar me vitin e shkuar, që do të thotë se më shumë individë po punësohen. Megjithatë, ka një nivel të lartë individësh që nuk janë të punësuar, nuk kanë arsimin apo formimin e duhur profesional, dhe duhet të gjejmë mënyra t’i drejtojmë ata drejt mundësive të ardhshme”, tha Linda Van Gelder, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
Papunësia e të rinjve në nivelin e 37.6 për qind është një sfidë themelore për rajonin. Megjithatë, kjo shifër ka pësuar zbritje nga viti i i fundit dhe thuajse çdo vend në rajon po përjeton nivelet më të ulëta të papunësisë së të rinjve që prej vitit 2010. Niveli në vende të ndryshme ndryshon nga 29 në Malin e Zi dhe Serbi, në më shumë se 50 për qind në Kosovë. Sipas raportit, mund të jetë e vështirë për të rinjtë që shkëputen për periudha të gjata nga punësimi apo arsimi, të integrohen përsëri në tregun e punës. Ata përballen edhe me hendek në paga, duke marrë deri në 20 për qind më pak se ata që janë punësuar më herët.
Raporti gjithashtu thekson se shkalla e punësimit të grave është në rritje, por këto nivele janë akoma të ulëta krahasuar me standardet evropiane. Shkalla e punësimit të grave në rajon është 43.2 për qind dhe ndryshon nga një përqindje e ulët prej 13.1 për qind në Kosovë në përqindjen e lartë prej 52.3 për qind në Serbi. Hendeku gjinor ka shënuar gjithashtu përmirësim që prej vitit 2010, duke cuan në ngushtim nga 28.9 për qind në Kosovë në 9.8 pikë përqindjeje në Malin e Zi.
“Prirjet ekonomike në rajon janë në drejtimin e duhur. Përfshirja e më shumë individëve, veçanërisht të rinjve dhe grave në punësim, mbetet një nga sfidat kyçe në rajon për një konvergjencë të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore”, thotë Robert Stehrer, Drejtor Shkencor i Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë.
Duhen trajtuar një sërë pengesash ndaj punësimit për të reduktuar emigracionin e vazhdueshëm nga rajoni, që është i zakonshëm sidomos tek të rinjtë dhe të arsimuarit. Duhen më shumë njohuri për të trajtuar këtë situatë. Vendet e rajonit duhet të bashkërendojnë të dhënat e tyre për emigracionin dhe të përmirësojnë regjistrimin e dhe bërjen të diturtë statistikave të migrimit. Përdorimi i të dhënave me cilësi të lartë që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare që lidhen mepërbërjen e fuqisë punëtore, si në vend ashtu edhe jashtë tij, do të sillte analiza të sakta të dinamikave të tregut të punës në rajon dhe do të mundësonte hartimin e politikave që trajtojnë sfidat emigracionit, edhe si të përdoren përfitimet nga migrimi.
Lidhja më e mirë midis të diplomuarve në nivele të ndryshme dhe tregut të punës, si dhe ndërhyrjet më të hershme për të penguar largimin e studentëve mund të përmirësojnë mundësitë për punësim. Politika si përkujdesja për fëmijët, mjedise përkujdesjeje për të moshuarit, marrëveshjet elastike të punësimit dhe më shumë vende pune me kohë të pjesshme, do të promovonin integrimin e grave në tregun e punës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit