LAJMI I FUNDIT:

Maloku: Ballkani lehtë mund të futet në flakë, me fjalët e Vuçiqit

Maloku: Ballkani lehtë mund të futet në flakë, me fjalët e Vuçiqit

Sociologu Fadil Maloku ka shkruar në pesë pika se si, sipas tij, Ballkani mund të futet në flakë me fjalët e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Rusia e putinizuar ka kohë që është duke e përgatitur opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, për nevojën e krijimit të një preteksti, të fuqishëm, bindës dhe “argumentues”, për paqëndrueshmërinë e kufijve midis Bosnjës dhe Serbisë, dhe Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Maloku.

Ky është postimi i plotë i Malokut:


Deklaratat e Vuçiqit sot, lidhur dialogun… se “shqiptarët janë të pabesë…”, unë i them se; serbët (po e parafrazoj akademikun tuaj, Dobrica Qosiq), kur janë në pyetje interesat e tyre shtetërore e kombëtare, edhe kur flasin të vërtetën, rrejnë, mashtrojnë dhe hipokrizojnë! Ndërkaq, ne shqiptarët mjerisht, të vërtetën tonë e vetëvrasim që në embrion, me “sharmin” e indolencës naive!

Kosova me modelin e Ahtisarit plus, (lexo; Asociacionin ala Vuçiq!), po i ekspozohet edhe më shumë rrezikut real (kur serbët vendas ta shpalosin opsionin e “autonomisë”, sipas kutit të Vuçiqit!) për ta humbur (mu shkaku i kësaj indolence naive) veriun e saj…

Rusia e putinizuar ka kohë që është duke e përgatitur opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, për nevojën e krijimit të një preteksti, të fuqishëm, bindës dhe “argumentues”, për paqëndrueshmërinë e kufijve midis Bosnjës dhe Serbisë, dhe Serbisë dhe Kosovës.

Në këtë skenar, me doza pak a shumë edhe apokaliptike për rajonin, opsioni i bashkimit me Shqipërinë (sipas modelit “Made i Crimea”) do mbetet si duket si i vetmi opsion për shqiptarët!

Por, sa është e vetëdijshme e “indolente” qeveria aktuale shqiptare, e sa e gatshme e “naive” ajo kosovare për sfidën historike, të radhës, këtë nuk mund ta dimë…

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori