LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: I kemi 79 vota për demarkacion, na duhen edhe 2-3 deputetë që ta mbështesin këtë proces

Hoxhaj: I kemi 79 vota për demarkacion, na duhen edhe 2-3 deputetë që ta mbështesin këtë proces

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur optimist se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi do të marrë fund nesër.

“Me sa e di unë, i kemi 79 vota. Duhet që t’i kemi edhe 2-3 deputetë që ta mbështesin këtë proces dhe të dalim në majë të Çakorrit politikisht me këtë temë”, ka thënë Hoxhaj

Megjithatë, Hoxhaj në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës nga Jerusalemi, ka thënë se nuk dëshiron që të paragjykojë votimin e paraparë për nesër lidhur me marrëveshjen e Demarkacionit.


“Në jetën time politike asnjëherë nuk kam qenë ai që ka deklaruar paraprakisht dhe publikisht se cili mund të jetë rezultati i votimit, sikurse disa prej kolegëve të mi që e kanë bërë herë pas here, të thonë ‘i kemi numrat, ose nuk i kemi numrat’. Nuk është qasja që unë preferoj në jetën dhe sjelljen time politike, por e di që koalicioni asnjëherë nuk ka pas më shumë vota ‘pro’ kësaj marrëveshje së bashku me mbështetjen e LDK-së”, u shpreh ai.

Zëvendëskryeministri kosovar ka folur edhe deputetin goran, Adem Hoxha, i cili është përfolur së fundmi se mund të japë “votën e artë” për të përmbyllur çështjen e Demarkacionit.

“Adem Hoxha që është nga Dragashi, nga Restelica,pjesë e Listës Serbe, është takuar me përfaqësues të ndryshëm. Unë nuk kam pasur takim këto ditët e fundit me Hoxhën për një temë të tillë, por kam pas takime me përfaqësues të tjerë të Listës Serbe. Natyrisht që kemi folur me çdo deputet, edhe me Dalibor Jevtiq që është zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, edhe me deputetë të tjerë të partive politike shqiptare në Kuvend të Kosovës që janë në opozitë”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu shtoi se Lista Serbe asnjëherë nuk ka vënë kushtëzime për votën “pro” Demarkacionit.

“Qëndrimi i tyre ka qenë që nëse vota do të jetë ‘pro’, ajo do të jetë në bllok. Gjatë 10 ditëve të fundit ka pasë takime të shumta me Listën Serbe. Nuk ka pas politikë të kushtëzimit, por kërkesa që kanë qenë legjitime si partnerë të koalicionit qeverisës”.

Enver Hoxhaj e ka cilësuar votën për Demarkacionin si më të rëndësishmen në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo temë nuk duhet të shtyhet në pafundësi. Edhe nesër do të punojmë deri në orët e fundit që ta sigurojmë votën e secilit”, theksoi Hoxhaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Siguri
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori