LAJMI I FUNDIT:

Bien aksionet e Facebook pas raporteve të keqpërdorimit të të dhënave

Bien aksionet e Facebook pas raporteve të keqpërdorimit të të dhënave

Aksionet e Facebook ranë më shumë se 4.4 për qind në 177.90 dollarë pas njoftimeve të mediave se janë publikuar të dhënat ku një kompani që ka punuar në fushatën presidenciale të Donald Trump kanë pasur qasje të paligjshme në të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebook.

Një analist në Wall Street, tha se raportet ngritën ‘probleme sistematike’ me modelin e biznesit të Facebook dhe duhet të ketë një shqyrtim më të thellë rregullativ të platformës.


Facebook tashmë po ballafaqohet me thirrje për rregullim nga Kongresi amerikan dhe pyetjes rreth mbrojtjes së të dhënave personale pas raporteve nga New York Times dhe Observer.

Mediat raportuan se informatat private nga më shumë se 50 milionë përdorues të Facebook-ut përfunduan në mënyrë të paligjshme në duart e firmës analitike të të dhënave Cambridge Analytica dhe se informacioni nuk ishte fshirë pavarësisht kërkesave të Facebook që nga viti 2015.

“Ne mendojmë se ky episod është një tjetër tregues i problemeve sistematike në Facebook”, tha Brian Wieser, analist në Pivotal Research Group, përcjell Telegrafi.

Ai argumentoi se rreziqet rregullative për kompaninë do të intensifikonin dhe përdorimi i shtuar i të dhënave në reklama do të ishte në rrezik më të madh se më parë.

Wieser shtoi se nuk ka gjasa të ketë një ndikim kuptimplotë në biznesin e kompanisë për momentin, me reklamuesit që nuk kanë gjasa të “ndryshojnë papritur trajektoren e rritjes së shpenzimeve të tyre në platformë”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori