Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë të hënën se viktimat e dhunës seksuale duhet të kenë trajtim të dinjitetshëm në shoqëri.
Haradinaj këto komente i bëri në kuadër të Javës së Gruas, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik, me mbështetje të USAID-it.
Në konferencën “Përtej Mbështetjes Financiare”, të organizuar nga Fondacioni për Zhvillim të Komunitetit (CDF) tha se çështja gjinore tek ne është në një proces, ose një fazë pak më e vonuar e barazisë gjinore.
“Çështja gjinore në vendin tonë është në një proces, ose në një fazë pak më të vonuar të barazisë gjinore. Ndërsa kur kemi të bëjmë me dhimbjet e luftës edhe këtu është një diferencë e madhe se si janë trajtuar këto dhimbje”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai tha se edhe pse institucionet e Kosovës nuk janë aq të përgatitura dhe jo me aq njohuri dhe përvojë në këto tema, janë duke e dëshmuar gatishmërinë e tyre që kjo temë e dhimbjes dhe e plagës së luftës ta fitoj të drejtën e vet, një e drejtë që nuk është vetëm materiale dhe ligjore, por më shumë se aq.
“Dua t’ju siguroj se institucionet e vendit e ndjejnë pjesën e tyre të përgjegjësisë, mirëpo kjo temë kërkon angazhimin e të gjithëve. Dhe, pa një mobilizim të të gjithëve vështirë se do ta përmbyllim me sukses këtë proces, që të mund t’ju ofrojmë viktimave të dhunës seksuale trajtim të dinjitetshëm në shoqëri”, tha kryeministri Haradinaj, duke siguruar se ajo që është në natyrën e punës së ekzekutivit, si zbatues i obligimeve që burojnë nga legjislativi, do ta ketë vëmendjen e nevojshme.
Ndërkaq, Iliriana Gashi, udhëheqëse e “Kosova Women for Women”, tha se konferenca e sotme e titulluar “Përtej mbështetjes financiare”, synon të shkoj një hap më tutje në përkrahje të personave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës, por edhe e grupeve të tjera të margjinalizuara.
“Sipas disa llogarive në Kosovë janë rreth 20 mijë persona që kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare. Dua t’i falënderoj për qëndresën e tyre që duke pasur një përkrahje shumë të limituar kanë gjetur forcën dhe janë ballafaquar jo vetëm me traumën, por edhe me sfidat e stigmatizimit, injorimit dhe të mos flasim për problemet tjera që i sjellë periudha e pasluftës për shumicën e popullatës”, tha Gashi, duke theksuar se është një numër i madh i aktivistëve dhe OJQ-ve që kanë punuar në mënyrë të vazhdueshme dhe e kanë shtyrë kauzën që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës t’i fitojnë të drejtat e tyre.
Konferenca është organizuar nga Fondacioni për Zhvillim të Komunitetit (CDF) në bashkëpunim me “Kosova Women for Women” dhe IPP nga Izraeli “Përtej Mbështetjes Financiare”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar