LAJMI I FUNDIT:

Geta Beqa dhe trajneri i saj shpërblehen nga MKRS

Geta Beqa dhe trajneri i saj shpërblehen nga MKRS

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, në një ceremoni të organizuar, ka bërë e ndarjen e shpërblimeve për sportisten Gentiana Beqa dhe trajnerin e saj, Elvin Beqa.

Sportistja Gentiana Beqa ka pranuar shpërblimin dhe çekun prej 10 mijë euro, ndërkaq trajneri i saj mori 5.000 euro, në bazë të rregullores për rezultate kulmore në sport – thuhet në një njoftim të MKRS-së.


Geta në Kampionatin e Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnesit, mbajtur në Biarritz të Francës, ka fituar Medaljen e Artë.

Të gjitha lajmet për Geta Beqën
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Geta Beqën

Me këtë rast, ministri Gashi uroi Beqën për suksesin e arritur dhe premtoi se do t’i mbështesë të gjithë sportistët që i sjellin çmime dhe rezultate të mira Kosovës.

“Ju uroj për çmimin. Ministria do të ju përkrah në të gjitha fazat. Do t’i mbështesë të gjithë sportet dhe sportistët që arrijnë rezultate”, është shprehur ministri Gashi me këtë rast, duke shtuar se MKRS-ja po angazhohet që të plotësojë dhe mbështetë sportin si në infrastrukturë ligjore ashtu edhe atë fizike”.

“Ministria ka nënshkruar një rregullore e cila kategorizon sportet. Çmimi që e merrni sot është vlerësim nga ana jonë, të njëjtin do ta merrni edhe në të ardhmen. Lajmet më të mira janë ato për fitimin e medaljeve”, ka thënë ministri.

Sportistja është shprehur se ndihet e lumtur që po vlerësohet për suksesin e arritur. Tha se rruga e saj deri te ky sukses ka qenë e gjatë dhe me shumë sakrifica. Ajo u shpreh se këtë vit do t’i fitojë të gjitha trofetë.

“Ka qenë rrugë e gjatë dhe u shpërblye. Ka edhe një ftese, Spanja nuk na njeh dhe e kam një ftesë speciale nga Madridi ku më ftojnë në prill, e kam sjellë si lloj dëshmie. Synoj që të jem edhe në 2018 dhe ti rrëmbejë të gjitha trofetë”, është shprehur ndër të tjera Geta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori