Poezi nga: Ibn Zamrak (Abu Abd Allah Muhammed b, Yusuf b. Muhammed b. Ahmed b. Muhammed b. Yusuf al-Surayhi, 1333-1393)
Përktheu: Faslli Haliti
Kërkoi horizontit të stoliset me lulëzimin e yjeve:
unë i besoj atij, sepse ti e di kush jam unë.
Flladit i besova barrën
që përshkon kohën, end shpresën.
Cilido i bindet syve të ligjeve të dashurisë
di se është normale të thyesh veton e venë nga censori,
të shmang rrugën e përshkuar njeriu që jep gjithmonë këshilla.
Vetëm dashurisë dhe tiranisë së saj ia dorëzoj unë zemrën time,
unë edhe shikimin arrogant të dashurisë e njoh për sovran.
Çfarë është dashuria veҫse një shikim që ndez pasionin
Dhe sëmurjen nga një e keqe, e keqja e kujt është ilaҫi?
Sa ditë ndjekje u deshën për ndjekjen e gazeleve,
duke përvetësuar përvojën: ҫ’dobi ka?
nëse një ditë mbeta vetëm, me të vetmen që unë doja,
dhe u godita nga një shigjetë verbuese e syrit.
Buzëqeshje, dhe unë me sytë të verbuar nga lotët pashë veten time të grabitur.
Më vuri në mendime buzë që me buzëqeshje lëvizte
në një burim, që etjen më të etshme shuante,
por dorëheqjen ma impononte dashuria së cilës i qesh betuar se i qesh betuar.
Megjithatë, një natë kur në shtratin tim fjeti hëna e plotë,
ndërsa syri i qiellit të stolisur, tek asnjë tjer, por unë qesh fiksuar për t’u parë
nga perlat e një hëne që buzëqesh, thitha limfën më të ëmbël të verës,
po! e putha atë trëndafil që të arkëtonte perlën.
O freski buze që shuan etjen me puthje:
Kalova natën duke spërkatur me lot trëndafilin e fytyrës
deri sa narcisi i syve nuk ishte
i njëjtë me bardhësinë e agimit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City