LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale në grevë

Prokuroria Speciale në grevë

​Stafi mbështetës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) nga e hëna do të hyjë në grevë të përgjithshme deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Greva është paralajmëruar nga kryetari i këshillit grevist të stafit mbështetës të PSRK-së, Sheremet Fejza.


“Në takimin që e patën me gjithë stafin mbështetës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, u pajtuam që nga dita e hënë të hymë në grevë të përgjithshme, pasi që deri më tani nuk ka pasur asnjë reflektim lidhur me kërkesat tona të cilat tashmë janë publike”, ka thënë Fejza.

Ai ka theksuar se greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Kërkesat e paraqitura:

-Kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti;

-Garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve;

-Kërkesa për avancimin e zyrtarëve ligjor të cilët kanë dhënë provimin e Jurisprudencës dhe ata të cilët tani më i kanë dorëzuar kërkesat për avancim, si dhe, cilido punëtor që plotëson kërkesat ligjore për avancim apo ngritje në detyrë në pajtim me dispozitat ligjore. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori