“Bima e pavdekësisë”: Bëni lëng i cili do t’ju lirojë nga helmet dhe kilogramët e tepërt
Egjiptianët aloe verën e kanë quajtur bima e pavdekësisë, ndërsa indianët shkop parajse.
Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com
Bima aloe vera vepron kundër inflamacionit, viruseve, baktereve dhe kërpudhave, është e shkëlqyeshme për lëkurën si edhe për shëndetin në përgjithësi.
Është plot e mbushur me vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminat A, B1, B2, B3, B6, B12, C dhe E, magnez, kalcium, hekur, zink, selen dhe kalium.
Gjithashtu është e pasur me amino-thartira dhe ndihmon në alkalizimin e trupit. Pos kësaj, polisaharidet dhe antioksidansete aloe verës përmirësojnë imunitetin e organizmit.
Aloe vera është një ndër bimët të cilat është më së lehti të kultivohen. Kërkon mirëmbajtje minimale, vetëm herë pas here ujitje, ngrohtësi dhe fertilizim të herë pas hershëm.
Aloe verën është mirë ta mbani në dhomën e gjumit, sepse ndihmon te pagjumësia.
Kjo bimë e lëngshme ka fletë të trasha të mbushura me xhel, i cili mund shumë lehtë të mblidhet. Thjesht pritni fletën me thikë, qërojeni dhe shtrydhni xhelin për cilindo qëllim të përmendur më poshtë.
Rekomandohet përdorimi i fletëve më të mëdha dhe më të pjekura në mënyrë që të nxirrni të mirën maksimale, sepse ato fletë përmbajnë përqendrim më të madh të xhelit.
Bëni lëng detoksifikimi nga aloe vera
Lëngu i aloe verës është zgjedhje e mirë për detoksifikim, duke pasur parasysh që pastron organizmin, ndihmon edhe në humbje peshe.
Lëngu i aloe verës është i dobishëm edhe për zemër, në saje të përbërjes së beta sitosterolit, i cili pengon absorbimin e kolesterinës në trup dhe zvogëlon nivelin e triglicerideve.
Për shkak të cilësive laksative të saj, lëngu i aloe verës ndihmon në rastet e kapsllëkut, mirëpo mos e pini në sasi të mëdha, sepse mund të shkaktojë diarre.
Përbërësit për detoksifikiminn e lëngut nga aloe vera: – fletë aloe vere, – portokall, – ujë (sipas zgjedhjes).
Përgatitja:
1. Nxirrni xhelin nga fleta e aloe verës duke e gërryer me thikë.
2. Dy lugë xhel qitni në blender në mënyrë që bëhet i imët.
3. Kullojeni lëngun nga portokalli ashtu që të përftoni një gotë lëng dhe shtojeni në xhelin e imtësuar të aloe verës.
4. Sipas dëshirës, shtoni një gotë ujë.
5. Përzierjen përpunojeni në blender rreth 1 minutë dhe pastaj lëngu është i gatshëm për konsumim.
Kujdes:
Mos konsumoni më shumë se 2 lugë xhel aloe verës në ditë. Konsumimi i aloe verës nuk u rekomandohet shtatzënave dhe nënat të cilat kanë fëmijë për gjiri.
Gjithashtu, këshillohuni me mjeku rreth konsumimit oral të aloe verës nëse merrni lloje të caktuara ilaçesh si p.sh. diuretikët.
Provoni këtë pije të fuqishme nga aloe vera dhe dy përbërës të cilët heqin kilogramët dhe kthejnë forcën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje