Ndoshta ju mund të ndiheni më të freskët kur të përdorni deodorant, por më shumë se një e katërta e njerëzve vuajnë nga reaksione të dëmshme për shkak të kimikaleve të gjetura në sprej, thonë studimet e reja.
Një studim australian tregon se kimikalet e gjetura në deodorantë shkaktojnë sulme të astmës, migrenës dhe probleme të lëkurës, transmeton KosovaPress.
Profesoresha Anne Steinemann, udhëheqëse e studimit pranë Universitetit në Melburn tha për NewScientist se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për ekspozimin e rrezikshëm nga përdorimi i deodorantit.
“Ata nuk e dinë se sa i dëmshëm është derisa të bëhet vonë dhe pastaj kanë ndjeshmëri ndaj kimikaleve”, tha ajo.
Shkencëtarët kanë gjetur se një numër i njerëzve janë diagnostikuar me ndjeshmëri ndaj këtyre kimikaleve.
Një studim i publikuar në shtator të vitit 2016 ka gjetur se mund të ketë rrezikshmëri për kancer të gjirit të shkaktuar nga përbërjet e aluminit në deodorantët kundër djersitjes nën sqetull.
Këto komponime përkohësisht bllokojnë gjëndrat e djersës, por mund të krijohen në indet e gjirit dhe të prodhojnë disa efekte estrogjene.
Ndërkohë që disa deodorante të thjeshta të dizajnuara vetëm për të maskuar erë nuk i përmbajnë ato, shumica bëjnë.
André-Pascal Sappino, bashkautor i studimit nga Universiteti i Gjenevës, shikoi qelizat e izoluara të gjirit dhe më vonë e përsëriti atë në studimet e minjve.
Studimi zbuloi se ekspozimi afatgjatë rezultoi në tumore të cilat përhapeshin.
Por shumë ekspertë kanë vënë në dukje mangësi në studimin zviceran dhe thanë se nuk ka nevojë të ndalojë deodorantët me kripë alumini.
Por, një studim i ri, i publikuar në Journal of Occupational and Environmental Medicine, tregon se 295 nga 1.137 të anketuar, pohojnë se kanë pasur përvoja të reaksioneve fizike ndaj kimikaleve.
Pothuajse 60 për qind e vullnetarëve me sensivitet të shumëfishtë kimikal MCS pranuan se ata nuk vizitojnë restorantet publike, të cilat përdorin aromatizues. Më shumë se gjysma e 145 të diagnostikueseve zbuluan se nuk mund të pastrojnë duart e tyre me sapun aromatizues.
Studiuesit tash japin shifra hipotetike se 55 milionë të rritur në SHAB, rreth 16 për qind vuajnë nga MCS.
Ekspertë vazhdimisht kanë paralajmëruar rreth përdorimit të tepërt të produkteve aromatizuese, të cilat mund të shkaktojnë probleme të lëkurës, përfshinë ekzemën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dimitrievski: Nuk kam negociuar për koalicione të mundshme me subjekte tjera politike
Maqedonci takon homologun polak, i shpreh shqetësimin për vendosjen e 48 bazave ushatarake serbe afër kufirit me Kosovën
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'